Viktima e zjarrit në Pejë është një 60 vjeqar

21 July, 2014 | 10:58 pm

  • Rreth orës 19.30 – 20 të mbrëmjës së të hënës,  një person i moshës rreth 60 vjeçare ka vdekur pasi shtëpia e tij në Pejë, në afërsi të gjimnazit të qytetit, u përshkua nga flakët.

Sipas mjekut kujdestar në spitalin e qytetit, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra brenda objektit të shtëpisë.

Bëhet fjalë për një person me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Teki Syla, e ka konfirmuar këtë lajm.

Sipas tij, policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaktarin e ndezjes së zjarrit.

Deri më tani, sipas rreshterit Syla, ende nuk është e ditur se pse ka ardhur deri tek ndezja e shtëpisë, ndërkaq identiteti i të vdekurit ende nuk dihet./kallzo.com/

 




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale