Vazhdojnë kërkimet për Fitim Hasanin

5 May, 2014 | 6:27 pm

Policia e Kosovës, përkatësisht Zyra për Informim dhe mardhënie me publikun pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë Kosovës në Pejë, për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me rastin e zhdukjes së fëmiut Fitim Hasani, që nga data 26.04.2014, njësite hetimore përkatëse në nivel lokal dhe atë rajonal janë angazhuar menjëherë , duke bërë përpjekje të vazhdueshme të kërkimit , dhe për të njëjtin person siç njofton policia është ende në kërkim.

Sipas Policisë, lidhur me ketë është duke u implementuar një plan operativ i veçantë, është bërë mobilizim i menjëhershëm i njësiteve policore në zonën e Pejës dhe atë të Klinës.

Po ashtu me kërkesë është angazhuar edhe Njësiti për kërkim shpëtim në kuadër të FSK-ës me forcat e tyre, më se 35 pjesëtarë, si dhe njësi tjera shtesë të PK-së, atyre të zjarrfikësve për ta kërkuar viktimën përgjatë shtrirjes së lumit‘Lumbardh’.

Ky kërkim ka vazhduar dhe është në vazhdim edhe gjatë ditës së sotme.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale