U shit diamanti më i shtrenjtë në botë, pronarja një vajzë 7 vjeçe

12 November, 2015 | 8:09 pm

Diamanti më i shtrenjtë në botë është blerë nga një koleksionist në Hong-Kong për 48,5 milionë dollarë. Diamanti i rrallë me emrin “Hëna blu” është gjetur në një minierë në Afrikën Jugore.

Ai është pjesë e një unaze ari dhe tashmë pronarja e tij është një vajzë vetëm 7 vjeçe. Blerësi i diamantit është miliarderi nga Hong-Kongu, Joseph Lau, i cili do t’ia dhurojë të bijës.

Joseph Lau, 64 vjeç, është biznesmen në fushën e pasurive të patundshme, ish-i dënuar për korrupsion në favor të kompanive të tij të ndërtimit.

Vajza e tij, Josephine, e shton këtë diamant në koleksionin e saj të gurëve të çmuar. Një ditë më parë, Lau i ka blerë asaj edhe një diamant rozë 16.08 karat, për të cilin ka paguar 28.5 milionë dollarë.

Në vitin e parë të lindjes, ajo është bërë pronare e një diamanti tjetër blu, me vlerë 9.5 milionë dollarë./portalionline/




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale