Terapia Qelizore e Patestuar Shpeton nje Femije nga Kanceri

11 November, 2015 | 8:27 pm

Layla Richards, nje foshnje e cila vuante nga leukemia limfoblastike akute shpetoi nga vdekja pasi u kurua me terapi qelizore e cilesuar si nje terapi qe e njejta mase pershtatet per te gjithe megjithese nuk eshte testuar ndonjehere ne njerez.

Zhvillimi i kesaj terapie esht shume i rendesishem sepse jep shprese ne betejen kunder kancerit dhe kursen shume kohe dhe para per shkak se nuk duhet te rregullohet per tu pershtatur me secilin pacient.

Gjithashtu, kjo terapi perfaqeson nje nder heret e para qe “modifikimi i gjeneve” perdoret per te sheruar semundje. Kjo terapi u krijua dhe u zhvillua deri ne kete etape nga nje kompani franceze bioteknologjike te quajtur Cellectis.

Megjithate, asgje nuk mund te jete e sigurte nga rezultatet te vetem nje pacient. Duke marre ne konsiderate qe vajza e vogel ka filluar trajtimin vetem para disa muajve, nje kohe shume e shkurter per te percaktuar nese foshnja eshte kuruar plotesisht nga kanceri, thote Dr. Waseem Qasim, nje nga doktoret qe trajtoi vajzen ne Spitalin Great Ormond Street ne Londer.

Fakti qe jep shprese per kete terapi eshte se organizmi ka reaguar ndaj kesaj terapie edhe pse i ka refuzuar te gjitha llojet e tjera te terapise kunder kancerit.

Terapia qelizore konsiston ne modifikimin gjenetik te qelizave T, qelizave te sistemit imunitar, ne menyre qe keto qeliza te sulmojne kancerin ne menyre me efektive.

Meqe kjo metode nuk eshte testuar akoma ne mase te gjere, pritet qe njehere te hyje ne testime klinike per efektet para se te filloje te perdoret ne pacientet qe vuajne nga llojet e kancerit te gjakut.

 




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale