Studentët, pasivë për të drejtat e tyre

19 March, 2015 | 9:15 pm

Si pasojë e ndërhyrjes së politikës në zgjedhjen e udhëheqësisë së organizatave  studentore në Pejë  studentët janë skeptikë se mund të organizohen protesta të studentëve për  realizimin e çfarëdolloj kërkese.

Ramë Hajraj , kryetar i Organizatës së Studentëve të Pejës në  Universitetit e Pejës , konsideron se sistemi arsimor në Pejë duhet të pësojë ndryshime rrënjësore, veçanërisht në pjesën e organizatave studentore, duke instaluar mekanizma të qartë përmes të cilëve do të pamundësohet çfarëdolloj ndërhyrjeje e politikës në organizimin e studentëve.

Këtu, në Pejë , kemi të bëjmë me dy çështje thelbësore. Problem i parë është sistemi i keq arsimor, i cili në vend se të ndërtojë individë të pavarur,  për fat të keq ndërton personalitete të dëgjueshme. Problemi i dytë është pasiviteti i organizatave studentore, ngase krerët e këtyre organizatave, në vend se të luftojnë për të drejtat e studentëve, ata për fat të keq fokusohen në realizimin e interesave personale

Me respekt :

Ramë Hajraj

Kryetar tek OSP .

 




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale