Një analizë e shkurtër mbi funksionimin e institucioneve arsimore në Republikën e Kosovës .

6 April, 2015 | 10:04 pm

Duke parë dhe duke ndjekur me interes zhvillimet e fundit në fushën e arsimit në Kosovë, besojmë dhe mbështesim fuqishëm studentët e Kosovës në rrugën e tyre paqësore për të reformuar sistemin aktual Universitar, si dhe dënojmë çfardolloj akti të dhunës të përdorur në një shtet demokratik.

Arsimi Universitar është dija dhe e ardhmja e një kombi, ai ndikon direkt në formimin e elitës dhe zhvillimit të një vendi. Duke u mbështetur në modelet demokratike perëndimore ne mendojmë se rektorati, si instituti më i lartë i arsimit të Kosovës, duhet të jetë i depolitizuar dhe i manaxhuar nga specialistë të kualifikuar. Menaxhimi i mirë dhe depolitizimi i një intitucioni të tillë sjell zhvillimin e tij të mëtejshëm dhe e bën atë konkurent në rajon por edhe me gjerë.

Ne si organizat studentore që veprojmë në rregjionin e Pejës , jemi informuar rreth shqetësimeve dhe pretendimeve të studentëve në Kosovë për një politizim të theksuar si edhe për një mungesë profesionale të manaxhimit të rektoriatit, institucionit më të lartë arsimor të Kosovës. Ne shprehim keqardhjen dhe shqetësimin tonë të thellë për mungesën e interesimit të qeverisë së Kosovës për të mbajtur një seancë dëgjimore me studentët, ku kërkohet një ndërhyrje me meknizma demokratike në reformimin dhe modernizimin e këtij intitucioni. Në bazë të pretendimeve të studentave të Universitetit të Kosovës ne gjithashtu shprehim mendimin se tek institucioni shtetëror i rektoriatit duhet të veprohet sa më shpejtë duke ndryshuar metodologjinë e manaxhimit të tij si edhe varësinë e tijë politike.

Gjithashtu në mbështesim studentët në kërkesën e tyre për ndryshimin e sistemit të shërbimeve aktuale që ky instiucion apo vartësit e tij ofrojnë, në të cilat momentalisht me keqardhje mund të thuhet se sjellin një burokraci të theksuar dhe të panevojshme.

Së fundmi ne ju rikujtojmë se lëvizja studentore është fuqia më e madhe që mund të ketë një shtet demokratik. Siç është provuar edhe më parë ajo ka fuqinë të rrëzojë dhe të revolucionojë gjithë sistemin shtetëror të një vendi. Pavarësisht sistemit politik të çdo shteti shqetësimet e ngritura nga studentët janë të parat që dëgjohen, pasi ata janë elita dhe e ardhmja e vendit. Kështu që ne mendojmë se qeveria e Kosovës si një qeveri e re demokratike duhet të përmbushi detyrat e sajë të cilat fillojnë me dëgjimin dhe analizimin e shqetësimeve të kësaj pjese të popullsisë, e cila përdor angazhimin dhe dijen e sajë për të luftuar kundra korupsionit, politizimit të institucioneve te pavarura dhe informalitetit.

Për këto arsye si edhe më shumë, Organizata e Studentëve të Pejës është në përkrahje të studentëve dhe veprimtarive të tyre demokratike për të patur një institucion transparent, ku ata të kenë besim dhe ku mund të mbështeten në të ardhmen.

/Ramë Hajraj/.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale