Dita botërore e Ndërgjegjësimit për Autizimin

2 April, 2015 | 8:37 pm

Sot është dita botërore e autizmit. Një sëmundje e përhapur në gjithë botën. Që prej miratimit më 18 dhjetor 2007, 2 prilli është caktuar nga OKB si dita e Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit. Ajo quhet ndryshe “Autistic Disorder” dhe ka të bëjë me moszhvillimin normal të trurit dhe shfaqet para moshës 3 vjeçare.

Kjo sëmundje prek çdo aspekt psikologjik e social. Në ditët e sotme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në çdo vend të botës, 1 në 88 fëmijë vlerësohet se ka autizëm.

Shenjat kryesore të Autizmit janë:

-Fëmijët e kanë të vështirë të komunikojnë normalisht me të tjerët

-Nuk shfaqin interes në aktivitete të ndryshme

– Bëjnë lëvizje të trupit para-mbrapa të shpeshta

– Preken për gjëra shumë të vogla

– Disa bëhen agresivë, disa të tjerë jo

– Disa janë të shoqërueshëm disa jo

– Janë të ndjeshëm ndaj dritave dhe zhurmave të forta

– E kanë të vështirë të bashkëpunojnë dhe të përqendrohen

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin është një mundësi për të nderuar mendjet krijuese të personave me Çrregullime të Spektrit të Autizmit, dhe të ripërtërijmë zotimin tonë për t’i ndihmuar ata të kuptojnë potencialin e tyre të madhe.

Unë i ruaj si thesar takimet e mia me individët e prekur nga autizmi- prindër, fëmijë, mësues dhe miq. Forca e tyre është frymëzuese.
Ata meritojnë të gjitha mundësitë e mundshme për edukim, punësim dhe integrim.
Komunitetet gjykohen nga mënyra se si trajtohen njerëzit më të prekshëm.
Për të matur suksesin e shoqërisë tonë, ne duhet të shikojmë se sa mirë i integrojmë personat me aftësi të ndryshme.

Edukimi dhe punësimi janë kaq të rëndësishëm.
Shkollat bashkojnë fëmijët me komunitetet e tyre.
Punët bashkojnë të rriturit me shoqëritë e tyre.
Personat me autizëm meritojnë të ecin në të njëjtën rrugë.
Duke përfshirë fëmijët me aftësi të ndryshme të nxëni në shkollat publike, ne mund të ndryshojmë qëndrimet dhe të promovojmë respektin.

Duke krijuar punë të përshtatshme për të rriturt me autizëm, ne i ndihmojmë ato të integrohen në shoqëri.
Kur ne i japim mundësi individëve më autizëm, ne përfitojmë brezin e tanishëm dhe të ardhshëm.

Është kaq e pakëndshme që në shumë vende të botës, personave me autizëm u mohohen të drejtat e tyre themelore njerëzore.
Dhe ata luftojnë diskriminimin dhe përjashtimin.
Edhe në vende ku sigurohen të drejtat e tyre, ata akoma duhet të luftojnë për shërbimet bazë.

Kur ne i bashkohemi luftës për të kuptuar të drejtën e personave me autizëm, ne zbulojmë një humanitet shumë të madh brenda vetes dhe krijojmë një shoqëri më të mirë për të gjithë.
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin është më shumë se krijimi i mirëkuptimit; është thirrje për veprim sepse Autizmi nuk zgjedh
Ne nxitim kushdo të ndihmojë në krijimin e programeve mësimore dhe trajtuese dhe krijimin e punëve të përshtatshme dhe rritjen e mundësisë së strehimit. Ne të gjithë jemi individë me çrregullime të spektrit të autizmit.

Le të ecim së bashku për t’i ndihmuar ata të përmbushin nevojat e tyre, të arrijmë aspiratat e tyre dhe të përmbushim ëndrrat e tyre kështu që ata të mund të kapin ndjesinë e përkatësisë për të cilën ne të gjithë kemi nevojë për të jetuar një jetë kuptimplotë. Kjo është thelbësorë për arritjen e vizionit tonë të përbashkët për një botë më përfshirëse.

Dita botërore e Ndërgjegjësimit për Autizimin 

/ Ramë Hajraj /




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale