shp

Shaptahoviqi flet për “Zërin” duke qajtur: Sonte luan dhe pensionohet!

Samir Shaptahoviq ka konfirmuar për “Zërin” se sonte do ta luaj ndeshjen e fundit, dhe do të pensionohet nga basketbolli aktiv.

Ai tha se do të mundohet t’i lë anash emocionet, në mënyrë që t’i ndihmojë Pejës ndaj TT Teodo – në kuadër të Ligës Ballkanike.

Duke qajtur shkaku i vendimit që mori për t’u pensionuar, Samiri tha për “Zëri.info” se dëshiron të fitojë sonte, me qëllim që të pensionohet si një triumfues dhe të përshëndetet në mënyrën më të mirë me Pejën dhe gjithë Kosovën.

Samiri ia ka dhënë një intervistë gazetës “Zëri”, të cilën mund ta lexoni në numrin e së mërkurës së gazetës, nëpërmjet së cilës ai rrëfen shumëçka rreth shumë viteve të kaluara në Kosovë./Zëri





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale