leki

QORRAJ I BASHKOHET SKËNDERBEUT TË KORÇËS

Futbolli i Kosovës ka mbetur më i varfër pasi njëri ndër talentet e saj më të mirë, Florent Qorraj ka braktisur atë.

Mesfushori fantastik i Besës së Pejës edhe zyrtarisht iu është bashkuar skuadrës nga Shqipëria, Skënderbeut të Korçës.

22-vjeçari ka arritur marrëveshje tri vjeçare me korçarët ndërsa do t’i bashkohet atyre gjatë ditëve në vijim.

Qorraj ka shkëlqyer këtë edicion me Besën ku në fund zunë pozitën e dytë në kampionat me vetëm një pikë mbrapa kampionit Ferronikelit.

Talenti pejan do të ketë mundësinë që të luaj këtë edicion në kualifikimet e Ligës së Kampionëve me Skënderbeun e Korçës.

Ndërkohë ai në klubin bardh e kuq nuk do të jetë kosovari i vetëm pasi atë janë edhe Liridon Latifi, Leonit Abazi, Bernard Berisha dhe Bajram Jashanica. /Telegrafi/





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale