p-euml-rfundon-stinori-p-euml-r-gashin_hd

Perfundon sezona për Gashin

Përfundon sezona për Gashin

Sulmuesi i Besës së Pejës, Egzon Gashi, është lënduar në stërvitje dhe do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave te futbollit për 15 ditë.Ai e ka zgjatur muskulin e këmbës së djathtë dhe kështu nuk do të ndihmojë skuadrën e tij në dy ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor.“Jam lënduar në stërvitje dhe më duhet të pushoj për së paku 15 ditë.

Nuk do të jem i gatshëm ta ndihmoj skuadrën e Besës në dy ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor”, ka thënë Gashi për SportPlus.

Jam i dëshpëruar, por kështu e ka fati. E kam zgjatur muskulin e këmbës së djathtë”, u shpreh Gashi, i cili nuk ka asnjë gol këtë edicion për shkak edhe të minutazhës së vogël. /Telegrafi/





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale