auto_Noraa1421517132

Nora Gjakova e fiton medaljen e artë

Nora Gjakova ka shkëlqyer në turneun “African Open Tunis 2015”. Xhudistja kosovare e ka zënë vendin e parë në kategorinë 57 kg, duke u stolisur me medaljen e artë.

Nora Gjakova i fitoi katër luftëra, për t’u shpall më e mira e kategorisë së saj. Në xhiron e parë, Gjakova nuk kishte kundërshtare. Por, në rrethin e dytë ajo u takua me zviceranen Emilie Amaron, të cilën e mundi, për të shkuar në rrethin tjetër, ku e priste gjermania, Viola Waechter, raporton Zëri.

Në gjysmëfinale, Gjakova është përballur me spanjollen, Jaione Equisoain, të cilën e gjunjëzoi, për ta prek finalen.

Shpresa e Kosovës për Olimpiadën “Rio 2016” në finale u ballafaqua me francezen Helene Receveaux. Edhe ndaj saj, kosovarja ishte më e mirë dhe arriti që të triumfojë, duke rrëmbyer medaljen e artë në turneun “African Open Tunis 2015”, shkruan Zëri.

Sigurisht, ky triumf i Nora Gjakovës i ndihmon asaj të bëjë hapa përpara drejt Olimpiadës “Rio 2016”. Gjakova është një xhudiste e madhe, por gjithnjë fati i ka munguar, i cili tani duket të ketë filluar t’i kthehet edhe asaj. Ajo pritet të shkojë bashkë e Majlinda Kelmendin në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm. Madje, të dyja këto janë shpresat më të mëdha të Kosovës për t’ia sjell ndonjë medalje nga Brazili, transmeton Zëri

Eliminohet Akili

Në “African Open Tunis 2015” ka marrë pjesë edhe xhudisti Akil Gjakova. Ai ka garuar në kategorinë 73 kg, por nuk ka mundur ta kalojë as rrethin e parë. Qysh në luftën e parë, Akili është eliminuar nga xhudisti i Tunizisë, Hamza Barhoumi./Zëri





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale