kb

Mposhtet KB Peja

Sigal Prishtina ka fituar me një pikë diferencë ndaj Pejës (85-84) në derbin e vlefshëm për fazën e dytë të Ligës Ballkanike. Dy skuadrat zhvilluan një takim atraktiv për shikuesit, ashtu si ndodh rëndom kur takohen këta dy rivalë.

Sfida nisi më mirë për nikoqirët, të cilët e mbyllën çerekun e parë me nëntë pikë epërsi (27:18).

Çereku i dytë u takoi mysafirëve, të cilët shënuan 20 pikë kundrejt 14 të kryeqytetasve dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 41-38.

Kampioni në fuqi e rriti avantazhin gjatë çerekut të tretë, kur shënoi 24 pikë, derisa vizitorët realizuan vetëm 19 sosh, shkruan Telegrafi.





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale