e2

Milicaj e Gashi te Besa

Dyshja e Istogut, Mark Milicaj dhe Fatlum Gashi janë përforcimet e para të Besës për stinorin pranveror. Arritjen e marrëveshjes me futbollistët e konfirmon kryetari i klubit pejan, Shemsedin Muhaxheri. Edhe Milicaj tregon për marrëveshjen
Skuadra e parë elitare që ka arritur marrëveshje me dy futbollistë cilësorë është Besa. Pejanët janë marrë vesh për kushte me dy lojtarët e Istogut, Mark Milicajn dhe Kushtrim Gashin. Kësisoj, shënuesi më i mirë i Superligës ka vendosur të ndërrojë ambient pas një stinorit jashtëzakonisht të mirë me Istogun. Paraqitje të mira pati edhe Gashi, por që ka vendosur të rikthehet te Besa. Pikërisht kjo dyshe u dallua te ‘troftat’ në vjeshtë dhe ikja e tyre prej aty do të jetë hendikep i madh për Istogun.
Arritjen e marrëveshjes me futbollistët e ka konfirmuar kryetari i klubit të Besës, Shemsedin Muhaxheri. “Klubi ka arritur marrëveshje me Mark Milicajn dhe Kushtrim Gashin. Ata janë pajtuar për kushtet dhe Besa llogarit në këta dy futbollistë”, deklaroi Muhaxheri të martën për ‘Sport Plus’. Gazeta kishte raportuar të dielën për bisedimet mes pejanëve dhe shënuesit më të mirë në elitë, derisa të martën është arritur akordi përfundimtar. Sikurse Milicaj, ashtu edhe Gashi nuk kanë kontratë me Istogun.





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale