big

Majlinda me një potez e rrëzon Big Mamen (Video)

Këngëtarja e njohur Big Mama është pranë publikut shqiptar çdo të dielë, përmes emisionit të saj “Mama’s trip”.

Risi në emisionin e saj këtë vit kanë qenë vizitat nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, gjersa destinacioni i radhës për emisionin e ri të këngëtares ka qenë qyteti i Pejës.

Në YouTube është publikuar promoja e emisionit, i cili do të transmeohet të dielën, teksa përmes imazheve shihen “çmenduritë” i Bigit që ka bërë përgjatë këtij qyteti.

Ajo kishte vendosur të vizitojë qendrën, më pas Rugovën, gjersa më vonë ka shkuar edhe në qendrën e ushtrimeve të xhudos.

Atje Big Mama është takuar me sportisten e njohur Majlinda Kelmendin, me të cilën ka realizuar edhe një intervistë.

Në një nga momentet Big Mama ka provuar të ndeshet me xhudisten e njohur, gjersa kjo e fundit rrëzuar për tokë brenda dy sekondave. Për më shumë mund të ndiqni videon në sekondën e 53-tën shkruan Telegrafi.





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale