q

Lkssh: Nxënësit nga Peja, Kampion të Basketbollit Regjional (FOTO)

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë, me datë 07.05.2014, me fillim nga ora 11:00, u zhvilluan dy ndeshjet finale në basketboll të shkollave të ulëta dhe të mesme, gara këto të organizuara nga Lidhja Komunale e Sportit Shkollor.

Ballafaqimi i parë erdhi ndërmjet SH.M.U- V.P Shkodrani (Pejë) dhe Martin Camaj (Gurakoc), ku djelmoshat pejan u treguan fantastik në finale dha kanë arritur fitore bindëse me rezultat përfundimtar 34:09, për tu kurorëzuar me titullin e kampionit në kategorinë e Sh.M.U në garat ndërkomunale.

Foto: Ndërkomunale,basketboll SHMU "V.P Shkodrani" Pejë, vendi i parë

SH.M.U Vaso Pash Shkodrani – Kampoin

Foto: Ndërkomunale-basketboll, SHMU "Martin Camaj" -Gurakoc,(Istog) vendi i dytë

SH.M.U Martin Camaj (Gurakoc) – Vendi i dytë

Ndërsa në finalen e dytë u takuan SH.M.L – Bedri Pejani (Pejë) dhe Haxhi Zeka (Istog), fitorja e madhe i takoj skuadrës nga Peja, ku për dallim nga djelmoshat nga Istogu, pejanët ishin më të koordinuar dhe fituan ndeshjen me rezultat 28:20, dhe rrëmbyen  titullin e kampionit në kuadër të garave ndërkomunale.

Foto: Ndërkomunale,basketboll, SHML "Bedri Pejani" Pejë, vendi i parë

SH.M.L Bedri Pejani ( Pejë ) – Kampion

Foto: Ndërkomunale,basketboll SHML "Haxhi Zeka"-Istog -vendi i dytë

SH.M.L Haxhi Zeka (Istog)  – Vendi i dytë

“Garat komunale dhe ndërkomunale për regjionin e Pejës, për vitin shkollor 2013/14 në 7 disiplina sportive kanë përfunduar, pritet edhe konfirmimi i datë së saktë të ndeshjeve republikane që do të mbahen në Prishtinë”, theksoj sekretari i Lkssh-së Jakup Kasapolli.





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale