7

Liga Komunale e Sportit Shkollor vazhdon me garat në Basketboll, Futsall dhe Shah

Sipas faqes zyrtare të Ligës Komunale të Sportit Shkollor, paraqitja e ekipeve shkollore për garat komunale në Basketboll dhe Shah, behet deri me datë (18.03.2014).

Garat në sportin e Basketbollit, do të zhvillohen në të dy gjinitë, dhe vlen për shkollat e mesme të larta dhe shkollat e mesme të ulëta. Ndërsa ekipet e shahut përbëhen nga 6 garues, 4 djem dhe 2 vajza, kurse paraqitja bëhet tek kryesia e Lkssh-së.

Sekretari i kësaj gare Jakup Kasapolli, përmes një lajmërimi thekson se garat ndërkomunale në Futsall, do të mbahen javën e ardhshme me 18 prill në Junik.

Ekipet fituese të garave komunale të Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut duhet të përgatiten me lista emërore nga drejtorit përkatëse të shkollave dhe të konfirmojnë edhe një herë pjesëmarrjen në garë.





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale