kb-peja

KB Peja, transferon superbasketbollistin Cameron Rundles

Peja e ka marr shumë seriozisht edicionin e sivjetmë në Superligë dhe tashmë Ligën Ballkanike, sepse gjasat që të kualifikohet në FIBA Europe Cup janë të vogla. Gjithsesi, pejanët përforcohen me një superlojtarë, basketbollistë jashtëzakonisht cilësor dhe i talentuar.

Klubi i Pejës ka paraqitur regjistrimin në FBK-së, për fundorin amerikan Cameron Rundles Clifford, dhe mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Peja pas plotësimit të kritereve në bazë të Regullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK.

Së fundmi Cameron ka luajtur te skuadra hungareze Falco që bënë pjesë në FIBA Europe Cup, dhe gjatë ndeshjeve të tij ka pasur një mesatare fenomenale prej 15 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime për ndeshje, andaj Peja me plotë kuptimin e fjalës ka bërë një zgjidhje bombastike me 28 vjeçarin Cameron Rundles, shkruan faqja zyrtare e Superligës së Kosovës në Basketboll.





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale