332

Dardan Pupovci e Xharavina, më të shpejtit

Skiatorët e klubeve të ndryshme të Kosovës bënë paraqitje shumë të mirë në Kupën e Rugovës” e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Bogë të Rugovës. Skiatori i KS Alpi nga Peja, Dardan Pupovci dhe ajo e Pashtrikut, Elza Xharavina, dominuan në disiplinën e sllallomit në kategorinë e seniorëve.

“Morën pjesë mbi 130 garues, shtegu ishte i gjatë rreth 500 metra, me 50 porta, shumë mirë i përgatitur nga ana e këshillit organizativ të Federatës së Skive të Kosovës”, tha Hajrush Demaj, kryetar i FSK-së. Në konkurrencën e seniorëve, Dardan Pupovci, ishte më i mirë i cili arriti në cak për 35 sekonda e 57 të qindtat, duke lënë pas vetes Eordejt Pupovci (Alpi), i cili pati kohën më të dobët për 24 të qindtat se i pari, kurse i treti renditet Egzon Xharavina i Pashtrikut me kohë 40,48 sekonda.

Në konkurrencën e femrave për seniore, Elza Xharavina (Pashtriku), tregoi mjeshtrit e saja dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar 50,29 sekonda, duke lënë pas Anita Bajramin (Prishtina) me kohë të kaluar 54,17 sekonda. Te yllkat: 1. Lirika Deva (Prishtina) 44,79 sekonda, Jona Zogaj (Peja) 56,32, Enxhi Sefa (Peja) 57,18, ndërsa te fatosat I: 1. Vigan Buza (Prishtina) 42,60 sekonda, Klos Vokshi (Pashtriku) 49,42, Andi Pupovci (Alpi) 52,46. Yllkat II: 1. Arba Pupovci (Alpi) 44,12 sekonda, Era Deva (Prishtina) 47,53 e Bejza Dreshaj (Peja) 51,84. Fatosat II: 1. Drin Kokaj (Prishtina) 48,24, Klit Xharavina (Pashtriku) 50,01 e Art Selimaj (Alpi) 53,04. Pioneret e reja: 1. Klea Vrella (Alpi) 46,42, Mrika Nikçi (Rosolia) 51,88 e Elona Demaj (Rugova) 52,36, dhe pionierët e rinj: 1. Andi Bardhi (Pashtriku) 42,43, Arb Rudi (Prishtina) 43,04, Gentian Kelmendi (Alpi) 49,93, ndërsa te pionieret e vjetra: Blerta Mekaj (Alpi) 46,21, Adea Haxhidauti (Pashtriku), Rrita Karaxhiu (Prishtina) 49,34. Pionierët e vjetër: Arbi Pupovci (Alpi) 41,75, Altin Kelmendi (Alpi) 47,71 e Vernor Gjurkaj (Peja) 54,73. Junioret e reja: Adea Kollqaku (Rusolia) 39,85, Dea Aligjiku (Alpi) 41,51 e Fiona Hoti (Peja) 48,93 dhe juniorët e rinj: 1. Art Kotori (Peja) 37,99, Euron Kapuqi (Alpi) 38,74, Gentrit Bajrami (Prishtina) 39,39. Junioret e vjetra: Viona Stavileci (Prishtina) 49,87 dhe juniorët e vjetër: 1. Eron Burri (Alpi) 36,82 e Besnik Mekaj (Alpi) 39,97 sekonda./botasot/





Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale