Simptomat që tregojnë se mund të keni kancer

19 December, 2015 | 10:11 pm

Studiuesit britanikë e kanë zbuluar ndërlidhjen e dhjetë simptomave me kancer. Nëse e keni ndonjërën prej këtyre simptomave nuk do të thotë se gjithsesi do të prekeni nga kanceri, por duhet të konsultoheni me mjekun, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kollë e pandalshme, apo të ngjirurit e zërit
Kolla, sidomos kur përcillet me gjak, përfundimisht është simptomë dhe arsye për brengë. “Shumica e llojeve të kollës nuk e sjellin kancerin, por kolla e pandalshme do të duhej të kontrollohej, sepse ndërlidhet me kancerin e mushkërive”, thotë dr. Therese Bartholomew Bevers.
Ndryshimi konstant në shprehitë e zorrëve
Kur e ndjeni se zorrët nuk e kryejnë ‘punën’ ashtu si duhet, apo jashtëqitja është më e madhe se zakonisht, kjo do të mund të jetë shenjë e kancerit të zorrës së trashë.
Ndryshimet e shpeshta në shprehitë e fshikëzës
‘Nëse në urinë keni gjak, kjo do të mund të jetë shenjë e kancerit të fshikëzës apo të veshkave, por më shpesh bëhet fjalë për infeksion në traktin urinar’, thotë mjekja.
Dhimbja e pashpjegueshme që nuk ndalet
‘Shumica e dhimbjeve nuk janë shenjë për kancer, por dhimbja që nuk ndalon duhet kontrolluar. Nëse keni dhimbje të pandalshme të kokës me siguri se keni kancer në tru. Dhimbja e pandalshme në gjoks mund të jetë shenjë e kancerit të mushkërive, e dhimbjet në abdomen mund të jenë shenjë për kancerin në vezore’, thekson ajo.
Ndryshimi i dukjes së bengjeve
Jo të gjithë bengjet janë indikatorë për melanomë, por ndryshimi në dukje përfundimisht është arsye për kontroll.
Plaga që nuk shërohet
Nëse keni një plagë të vogël, e cila edhe pas tri javësh nuk shërohet, vizitojeni mjekun. ‘Pritet që plaga vetvetiu për atë kohë të shërohet nga trupi, e nëse jo, vizitojeni mjekun’, thotë dr. Bartholomew Bevers.
Gjakderdhja e papritur
Gjakderdhjet në vagjinë jashtë ciklit menstrual mund të jetë shenjë e kancerit të qafës së mitrës, e gjakderdhja nga rektumi mund të jetë shenjë e kancerit në zorrë të trashë.
Humbja e pashpjeguar në peshë
‘Nëse humbni në peshë, e nuk jeni munduar fare, kjo mund të jetë shenjë për brengë’, thotë mjekja, duke shtuar se kjo mund të jetë shenjë për tumor./indeksonline/




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale