Si të reagoni kur e dashura ju thotë se është shtatzënë

30 July, 2014 | 9:04 am

Si duhet të sillet një mashkull kur zbulon se e dashura e tij pret një fëmijë? Ja se çfarë duhet të bëni dhe të shmangni në mënyrë absolute…

Cila është mënyra më e mirë e sjelljes kur ajo mund t’ju japë një lajm të tillë, mbi të gjitha të papritur? Lexoni në vijim:

1) Mbani qetësinë

Edhe pse çështja e shtatzënisë mund të jetë bërë pak a shumë pjesë e “llogarisë” tuaj në çift, gjithsesi thjesht mendimi se e dashura juaj mund të jetë shtatzënë është një “shok” më vete. Për më tepër, imagjinojeni sikur të bëhet fjalë për një surprizë apo për një të papritur. Padyshim edhe ajo është konfuze dhe e habitur sa edhe ju, ndaj shmangni panikun e madh, merrni frymë thellë dhe mbajini nervat nën kontroll.

2) Dëgjojeni

Dëgjoni ato çfarë ajo ka për të thënë. Kjo është një mënyrë e cila do t’ju qartësojë, se çfarë po ndodh me marrëdhënien tuaj. Nëse e dëgjoni, përpiquni që të kuptoni vërtet atë se çfarë ajo ka për të thënë. Komunikimi në këtë rast është shumë i rëndësishëm, sepse së bashku do të reflektoni mbi atë se çfarë do të bëni në të ardhmen. Nga ana tjetër ju keni plotësisht të drejtë të jeni pjesë e çështjes për të ditur me saktësi se si ajo e ka zbuluar dhe a është e sigurt për shtatzëninë 100 për qind?!

3) Merrni përgjegjësitë

Me femrën që tani është shtatzënë ju keni një marrëdhënie, ndaj është e nevojshme që të merrni përgjegjësitë tuaja menjëherë. Edhe pse mes jush ndoshta nuk ka një martesë ose një bashkëjetesë, ose ndoshta kjo shtatzëni ndodhi papritur pas një historie dashurie jo të gjatë, është detyra juaj që të merrni nën kontroll situatën dhe të shprehni gatishmërinë që ju takon. Mbështetja juaj është e çmuar për të!

4) Po ju?

Reagimi juaj i parë, kur e dashura ju ka thënë se është shtatzënë, ka qenë manual, por tani që jeni vetëm, është e nevojshme të gjykoni me qetësi dhe t’i bëni vetes disa pyetje. Deri në çfarë pike ndiheni të gatshëm për të rritur një fëmijë? A e doni mjaftueshëm partneren tuaj për të formuar me të një familje të vërtetë? Nëse keni dyshime, gjeni mënyrën e duhur për t’ia shprehur. Ndoshta siguria dhe “përgjigjet” vijnë vetvetiu.

5) Gjëja që nuk duhet të bëni kurrë në një rast të tillë

Në një rast të tillë, sigurisht ju nuk duhet ta lini atë vetëm. Është një moment delikat për çdo femër, madje edhe për ato të cilat e kanë dashur në mënyrë të ndërgjegjshme një fëmijë përgjatë një marrëdhënieje solide. Edhe nëse jeni të sigurt se nuk dëshironi një familje me të, ju duhet ta mbështesni në të gjitha mënyrat e mundshme dhe çdo vendim duhet ta merrni bashkë.

6) Jini racional

Edhe pse situata nuk ju bën aspak të lumtur, duhet të përpiqeni të përdorni mendjen, për shembull nëse do të jetoni bashkë mbi bazën e asaj që është më e mira. Në të njëjtën kohë, është mirë që të kërkoni ndihmë, të mbështeteni te miqtë apo te familjarët, në mënyrë që të menaxhoni situatën në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fund të fundit, bëhet fjalë për një jetë të tërë, por edhe për një krijesë të pafajshme siç është një fëmijë.

7) Ndjeshmëria dhe dhembshuria

Ajo mban në bark fëmijën tuaj: një realitet i vështirë për t’u “gëlltitur”, por që ju duhet të bëni mirë “llogaritë” dhe të mësoni (nëse nuk e keni bërë akoma). Gjithashtu duhet të jeni më të ndjeshëm dhe të dhembshur përballë partneres tuaj: provoni të viheni në vendin e saj. Mos u përfshini nga frika dhe egoizmi. Vetëm në këtë mënyrë të gjithë mund të dalin të fituar, shkruan BotaSot.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale