Si të parandalojmë rëniën e flokëve?

19 February, 2015 | 4:58 pm

Humbja e flokëve është konsideruar tipike domen i plakjes së meshkujve, por ka edhe shumë shkaqe të tjera qe ndikojnë në rënien e flokëve
Gjithkush hedh rreth 100 qime në ditë si pjesë e ciklit normal të rritjes së flokëve, por humbja e tepërt është zakonisht shqetësuese. Amerikanët shpenzojnë më shumë se 3.5 miliardë dollarë çdo vit duke u përpjekur për të trajtuar atë, sipas Asosiacionit të Amerikaneve për humbjen e flokëve.Floku i shumicës se njerëzve rritet gati një gjysmë inçi në muaj, dhe rreth 90 për qind e flokëve tuaj është aktive në rritje në çdo kohë të dhënë, ndërkaq 10 për qind është në fazën e fjetjes.
Trashëgimia dhe faktorët gjenetike janë një factor I rënies së flokëve
. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit.Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.
Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.Poashtu factorë janë edhe pakujdesia dhe semun djet e ndryshme.

Disa nga këshillat për te parandaluar humbjen e flokëve janë:

1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale