Friday, 24 March 2017
Letër nga populli drejtuar politikanëve

Letër nga populli drejtuar politikanëve

Ju keni Kosovën tuaj dhe dilemen e saj,ndërsa ne kemi Kosovën tonë me bukurinë e saj.Kosova juaj është një çështje e pazgjidhur ndërkombëtare që akoma kërkon zgjidhje,Kosova jonë janë luginat në të cilat jehojnë tingujt e zogjëve dhe gurgullima e lumenjëve.

Jeni pra të kënaqur me Kosoven tuaj,ashtu siç jemi ne me Kosovën tonë të lirë të syrit tonë.Kosova juaj është si ai mashtrimi i dhelprës kur hijenës i afrohet,dhe dredhia e hijenës kur me ujkun takohet,Kosova jonë është sikur dashuria e arushes të voglit të saj kur i dhurohet.

Kosova juaj janë dy njerëz : taksapaguesi dhe taksavenësi,Kosova jonë është njeriu që koken në pëllëmbë mban,nën hijen e pemëve,duke harruar gjithcka perpos Zotit dhe dritës së diellit.Kosova juaj janë zyrtarët,nëpunesit dhe drejtoret.Kosova jonë është pjekuri rinore,vendosmëri burrërie dhe urtësi pleqërie.

Kosova juaj është një plak i vrenjtur qe fërkon mjekrrën dhe mendon vetëm për vete,ndërsa Kosova jonë është një djalë i ri,i gjatë sa një kullë,që buzëqesh si drita dhe për të tjerët mendon si për vetën.Kosova juaj është një nyje e nderlikuar politike që koha perpiqet ta zgjidhë,Kosova jonë është një varg malesh dhe kodrinash që nderueshëm e plotë madhështi,drejt qiellit të kaltër ngrihen.

Kosova juaj janë maskat,rregulloret dhe mashtrimi,Kosova jonë është e vërteta e thjeshtë dhe pa hile.Kosova juaj është arenë e politikes dhe problemeve të saj,ndersa Kosova jonë është e ndryshme me gjithë bukurinë e saj.Ju keni Kosoven tuaj me përleshje dhe programe,kurse ne kemi Kosovën tonë me shpresa të endërruara.

Kosova juaj është një mollë sherri në mes perendimoreve dhe kundershtareve të jugut,Kosova jonë është një lutje krahëhapur që fluturon në agun e mengjesit,teksa barinjtë bagetinë e tyre nëpër livadhe i shpiejnë,dhe mbrëmjeve kur meditësit nga arat dhe serrat e tyre kthehen.

Kosova juaj është veçse regjistër shpirtërash të panumërt,Kosova jonë është porsi një mal i qetë që qendron mes detit dhe ultësires,si një poet midis dy amshimeve.Kosova juaj janë doganat,postet dhe tregtia,Kosova jonë janë mendimi largpamës,dashuria e zjarrtë dhe fjala hyjnore,që pëshpërit toka në veshin e gjithësisë.Kosova juaj janë përfaqësues dhe këshilla,Kosova jonë është takim i sërishem përreth vatrës në netët e stuhishme,kur terrin e zbut një bardhësi dëbore.

Kosova juaj janë partitë dhe sektet,Kosova jonë është rinia që ngjitet drejt lartësive shkëmbore,kapërcen përrenjtë dhe bredh fushave.Kosova juaj janë fjalimet,ligjëratat dhe debatet,Kosova jonë është cicërimë e bilbilit,shushurimë degësh nepër male,jehonë e melodisë së bariut gjithandej fushave.

Kosova juaj janë ligjet,rregullat,dokumentet dhe raportet diplomatike,Kosova jonë është një vend në kerkim të fshehtësive të jetës,që ai i njeh,i pavetëdijshëm për dijen që zotëron.
Kosova juaj dëshiron që të shkëputet,dhe që njëkohësisht të jetë e bashkuar me Shqipërinë,Kosova jonë as nuk largohet e as nuk shkëputet,as nuk zmadhohet as nuk zvogëlohet sepse deshirë të vetme ka me Shqipërinë përseri të bashkohet.