Friday, 24 March 2017
Konkurs pune apo … ?

Konkurs pune apo … ?

Kur flitet për punësimin në Kosovë, çdo temë është më e thellë, më e ndjeshme dhe më e ndërlikuar. Temat këto të cilat shfaqin probleme të nderthurura, ku pas analizes së njerit problem atëherë shfaqet problemi tjetër. Por,kësaj radhe kemi evidentuar një problem për të cilin shumica e banorëve të Kosovës ballafaqohen me të, pra bëhet fjalë për konkurset e punës.

Jemi pikërisht në kohën ku i padijëshmi vlerësohet me shumë sesa një i mençur, ashtu siç na paralajmëroj Muhammedi a. s. pikërisht para 1400 vitesh.

Sot, përkunder sfidave të ndryshme me të cilat ballafaqohen punë kërkuesit në vendin tonë, tashmë i është shtuar edhe kjo problematikë.Testimi me shkrim për një vend pune pothuajse rrallë apo fare hiq merret parasysh por thjesht ka mbetur një fazë e cila ndodh për të mbuluar dallaveret dhe prapaskenat e këtyre konkurseve.

Por, momenti dramatik ku ndodh “krimi dhe masakra” e konkursit është pikërisht intervista e punës. Këtu, pikërisht në ketë fazë përballemi me dy kritere që mposhtin aftësitë dhe njohuritë e kandidatëve tjerë, pra nëse posedon njërin nga këto kritere atëherë ke arritur fitore në atë konkurs.

Këto kritere janë “themelore”, pra bëhet fjalë që të jesh shumë e bukur apo të kesh lidhje të forta apo siç njihet në zhargonin tonë popullor “me t’njofshum”. Kësisoji, sado që je i aftë dhe i pergatitur profesionalisht nëse nuk e posedon njërin nga këto dy kritere atëherë “nuk vleni” për atë vend pune.

Por ajo çka duhet të jetë shqetësuese për ne si popull dhe që duhet të ngritet zëri është që të mësohet arsyeja pse është shkaktuar një gjendje e tillë dhe kush janë shkaktarët e kësaj situate, pastaj nga çfarë është i ndikuar paneli intervistues për të marr një punëtor bazuar në njërin nga këto dy kritere apo thjesht edhe ata janë të punësuar në të njëjten menyrë dhe nuk kanë njohuri për ekzistimin e menyrave tjera.

Prandaj, ky është një virus që ka vendosur thellë themelet e tij dhe më e keqja askush nuk jep përgjëgjësi për ketë situatë, madje as nuk tentohet të bëhet diçka për të ndryshuar ketë gjendje.
Ndërsa unë të pakten kam një propozim për këta individ dhe këto panele intervistimi që ta ndërrojnë emrin nga “KONKURS PUNE” në “KONKURS BUKURIE apo KONKURS LIDHJEVE(me t’njofshum)”