Reagim: Gëzim Kelmendi largohet nga Grupi Parlamentar i PDK-së, fajëson Thaçin për arrestimet

17 September, 2014 | 5:14 pm

Politikani nga Peja, Gëzim Kelmendi e ka akuzuar Kryeministrin, Hashim Thaçin, se është përgjegjës për arrestimet e fundit të 12 hoxhallarëve, derisa ka konfirmuar se përfundimisht se tërhiqet nga Grupi Parlamentar i PDK-së, ku subjekti politik PD-së është kualicion me PDK-në.
Lexojeni reagimin e plotë të Gëzim Kelmendit :

Largohem nga Koalicioni dhe Grupi Parlamentar i PDK.

Kryeministër Thaçi, me arrestimet e sotme të Hoxhallarëve të Kosovës,na ke dëshmuar se nuk po kursen asgjë për të ardhur përsëri në pushtet.

Unë si Deputet i Kuvendit të Kosovës,sot largohem nga Koalicioni dhe nga Grupi Parlamentar i PDK për këto arsye:

1.Moszbatimi i marrëveshjes parazgjedhore për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalonvajzat me mbulesë të vijojnë mësimin,

2. Arrestimet politike dhe hakmarrëse ndaj Hoxhallarëve të Kosovës.

E them politike ngase të gjithë Kosova e din,se akuzat që pushteti juaj ia ka mvesh Hoxhallarëve të nderuar janë të pavërteta dhe të montuara.

Ndërsa,hakmarrëse e them kêshtu ngase edhe ju edhe unë e dijmë një fakt që juve ju ka bërë të hakmerreni ndaj Hoxhallarëve të nderuar,e ai fakt është se në këto zgjedhjet e fundit të 8 Qershorit,këta Hoxhallarë nuk ju kanë mbështetur. Unë e di mirë hidhërimin e juaj në këta Hoxhallarë që e keni.

Prandaj,nuk dua që me votën time ju të shkelni të drejtat e njeriut dhe tëarrestoni Hoxhallarë të cilët në kohë lufte e mbrojtën Kosovën nga regjimi i Milosheviçit duke iu bashkuar UÇK dhe tash në paqë po e mbrojnë popullin e Kosovës nga krimi,amoraliteti,droga,vrasjet,alkooli dhe çdo gjë e keqe dhe kundërnjerëzore.

Me respekt,

Gëzim Kelmendi

Deputet i Kuvendit të Kosovës

Nënkryetar i Partisë së Drejtësisë.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale