Qetësohuni duke medituar

28 February, 2015 | 1:48 pm

Meditimi ulur përshtatet nëse ke imagjinatë të gjallë dhe humbësh në vegime .Kërkon nga ti të përkujtosh, atë që psikologu Borysenko, i quan “momente të shenjta”, momente kur je ndier i qetë, i tëri, dhe i/e lumtur që je gjallë, aty ku je i tërë prezent dhe nuk brengosesh për të kaluarën apo të ardhmen. Momentet e shenjta tua mund të jenë dëgjimi i ndonjë simfonie të bukur, shikimi i perëndimit të diellit, apo kalimi i kohës me dikë që do.

Për ta praktikuar, ulu i/e qetë dhe mbyll sytë. Merr disa herë frymë thellë. Përkujto njërën nga këto momente të shenjta dhe përdor gjithë shqisat tua për ti ri-krijuar të gjitha detajet. Imagjino ambientin, shiko ngjyrat, dhe përkujto çfarëdo arome, zëra dhe gjëra tjera fizike që kanë qenë pjesë e momentit. Gjersa bënë këtë, vërej ndjenjat e mirëqenies që shoqërojnë at memorie. Qëndro me këtë imazh për një apo dy minuta dhe pastaj gradualisht lëre të venitet.

Praktiko këtë meditim çdo ditë nga pesë minuta apo edhe më gjatë që të mësohesh që të thërrasësh ato ndjenja të mirëqenies. Pastaj, kurdo që vëren se ndjehesh në stres apo i shpërqendruar, merr frymë thellë dhe përkujto ato ndjenja qetësuese.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale