Pejë: Gjendet një person i vdekur

10 February, 2014 | 8:29 am

(Artikull i përditësuar me 10.02.2014 ora 17:58)

Mësohet se trupi i pa jetë është i Miroslav Dusan Trifovic (08.07.1945), një serb, shtetas Kosovar. Policia rajonale e Pejës po ashtu konfirmon se gjatë vrojtimit të trupit nuk janë gjetur shenja dhune dhe se për rastin tashmë është njoftuar Prokurori i shtetit, Njësiti i Hetimeve në nivel Rajonal dhe Njësiti i Mjekësisë Ligjore së bashku të cilët kanë bërë ekzaminimin e viktimës në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë rreth orës 09:10. Trupi më pastaj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , ku do të bëhet obduksioni për tu konstatuar shkaqet e vdekjes.

 

…………………………………………………….

 

Në qytetin e Pejës, me datë 10.02.2014, në orët e mëngjesit  pranë qendrës tregtare INTERX është gjetur trupi i pa jetë i një person.

Në vende të ngjarjes ka dalë  njësiti i Komunikacionit Rajonal në Pejë, Shkaku i kësaj vdekje mbetet ende i pa njohur./Gazeta Lokale/



  • era

    ku qija none live e kom pa sipas disa mdoket ke se zemra eka nshu


Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale