Pejë, arrestohet një person i dyshuar për krime lufte

23 July, 2014 | 12:33 am

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitar në Kullë sot në orët e mbrëmjes.
Sipas një burimi brenda stacionit të Policisë së Kosovës në Pejë, mësohet se i arrestuari është i dyshuar për krime lufte.
Burime të “Koha” nga Peja thonë se se ky i dyshuar ishte i kërkuar më herët për krime lufte.
Sipas po të njëjtit burim, i arrestuari i sotshëm mësohet se është shqiptar me banim në fshatin Ramoc të Komunës së Gjakovës./botasot/




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale