Peja “prish” qetësinë e maturës

30 August, 2014 | 11:19 am

Rreth 23 mijë maturantë që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror të maturës në afatin e parë, kanë testuar për të dytën herë të premten dijet e tyre. Ata nën monitorimin e rreth dy mijë e 200 monitoruesve u janë përgjigjur 120 pyetjeve nga lëndët e përgjithshme Gjuhë shqipe, Gjuhë angleze dhe Matematikë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit shprehen se mbarëvajtja e provimit ka shkuar në mënyrë të qetë.

Zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, po ashtu edhe kryetar i Komisionit Qendror Shtetërorë të Maturës (KQSHM), ka thënë se ministria ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe konform tyre ka shkuar edhe procesi i testimit. Mustafa tha se në disa shkolla ka pasur vonesa të fillimit të provimit, mirëpo sipas tij në ato shkolla ka pasur renovime dhe kjo ka bërë që procesi të vonohet.

“Sipas informatave që kemi nga terreni mund të themi se procesi ka shkuar mirë me përjashtim të vonesave disa minutëshe në disa shkolla. Ndërsa vështirësi teknike patëm edhe aty ku shkollat ishin duke u rinovuar, me ç`rast drejtorët komunalë të arsimit i bënë zgjedhjet e duhura”, ka thënë Mustafa./Tribuna/.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale