Peja po stoliset!

29 November, 2013 | 10:50 am

Afër “Shtëpisë së mallrave–Pejë” është stolisur një bredh me përplot dekorime, qysh tani vërehet entuziazmi i qytetarëve për vitin e ri.

Viti ri po afrohet, qytetarët e Pejës marrin iniciativa vetanake për dekorimin e lokaleve të tyre.

Krahasuar me vitet që i lamë pasë, këtë vit në qytet shihet një vullnet dhe dëshirë më e madhe për stolisje dhe dekorim për festën e vitit të ri.
Kësaj radhe afër “Shtëpisë së mallrave–Pejë” është stolisur një bredh me përplot dekorime. Këtë vit komuna po i kushton më shumë rëndësi festës, prandaj është bërë një mobilizim i tillë për stolisje sa më kreative të qytetit të Pejës.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale