Pallto për të pastrehët

23 November, 2015 | 11:23 pm

Një grua nga Kanadaja së bashku me disa fëmijë, janë shqetësuar shumë për të pastrehët sidomos tani që dimri është afër.

Tara Smith –Atkins, së bashku me vajzën tetë vjeçare si dhe shtatë shoqe të saj, kanë mbledhur pallto dhe i kanë vendosur në të gjitha shtyllat rreth qytetit, transmeton Klan Kosova.

Në secilën pallto ka një etiketë që shkruan: “Nuk kam humbur! Nëse ke mbetur jashtë më merr që të ngrohesh.”

Këtë gjë e kanë bërë që të pastrehët të kenë mundësi t’i gjejnë e të mos e presin dimrin pa pallto.

pallto6

pallto2

pallto3

pallto4

pallto8

pallto7

 

/klankosova/




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale