Origjina e fjalës UFO

3 April, 2016 | 8:07 pm

Fjala UFO vjen nga bashkimi i inicialeve “unidentified flying object’” që në shqip nënkupton “Objekt fluturues i paidentifikuar”.

Një UFO është një objekt misterioz që shfaqet në qiell dhe që nuk mund të shpjegohet me teoritë aktuale shkencore. UFO-t janë shpesh të lidhura me qenie jashtëtokësore: ato besohet të jenë anije hapësire të njerëzve të vegjël me ngjyrë të gjelbër.

Sipas fjalorit të Oksfordit të gjuhës angleze termi “objekti fluturues i paidentifikuar ‘shkon prapa në kohë ,të paktën në vitin 1950: ky term është regjistruar në vitin 1953, në një libër nga aviatori amerikan dhe shkrimtari Donald Keyhoe. Fjalori i Oksfordit gjithashtu jep një citim në vitin 1956 nga Edward Ruppelt, një oficer në USAF, i cili kishte deklaruar se ai shpiku termin si term më të përgjithshëm për të zëvendësuar kështu përshkrimin që bëhej më parë për objekte të tilla si disk fluturues.

Objektet e cuditshme në qiell fillimisht u emëruan si disqe fluturuese .U quajtën kështu nga piloti amerikan Kenth Arnold i cili teksa fluturonte në Malin Rainer kishte vërejtur objekte të cuditshme të cilat ai i quajti disqe fluturuese .

UFO-t kanë kapur imagjinatën e publikut. Studimi i UFO-ve ndryshe u quajt ufologji,si dhe ekspertët e fushës u emëruan UFOlogë rreth katër vjet më vonë, edhe pse hulumtimet në këtë fushë në përgjithësi nuk konsiderohen si një disiplinë akademike.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale