Numri i punëkërkuesëve mbi 19 mijë në Pejë

27 November, 2013 | 10:01 pm

Mbi 19 mijë është numri i punëkërkuesëve të regjistruar në Qendrën rajonale për punësim në Pejë. Nga ky numër mbi 8 mijë punëkërkues janë femra, nga të cilat 590 sish me shkollim të lartë . Numri i punëkërkuesve është në rritje e sipër.
10 mijë e 672 punëkërkues janë regjistruar deri në fund të muajit gusht të këtij viti në Qëndren Rajonale për punësim në Pejë. Sipas Bajram Demaj, drejtor i Qendrës për Punësim, kjo qendër është në realizim e sipër të disa projekteve, të cilat sadopak synojnë të zbusin këtë gjendje. Përveq këtyre projekteve Qendra rajonale për punësim në Pejë, pas ndërmjetësimit të kompanive të ndryshme nga sektore private, u punësuan edhe 342 persona. Falë bashkëpunimit me Qendrën rajonale për aftësime profesionale në Pejë, këta punëkërkues janë aftësuar në lëmi të ndryshme që ushtrohen në këtë qendër. Ky aftësim professional i’u ka mundësuar atyre ngritje profesionale dhe angazhim dukshëm më të madh, thotë Bajram Demaj, drejtor i kësaj qendre.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale