Ministria e Kulturës, premton investime në ngjarjet kulturore të Dukagjinit

18 January, 2015 | 10:40 pm

Ministri Shala, gjatë takimit në Pejë, e informoi kryetarin Muhaxheri, për investimet në këtë komunë, përkatësisht në projektet e fushës së kulturës

Ministri i Kulturës Kujtim Shala, ka vizituar të premten pasdite komunën e Pejës, Klinës dhe atë të Istogut, ku është takuar me kryetarët e këtyre komunave, me të cilët ka diskutuar për projektet që pritet të zhvillohen e të finalizohen gjatë këtij viti.
Ministri Shala, gjatë takimit në Pejë, e informoi kryetarin Muhaxheri, për investimet në këtë komunë, përkatësisht në projektet e fushës së kulturës.

Ai theksoi se ka dyfishuar buxhetin për palestrat sportive, ndërkohë shtoi se ka rritur buxhetin për subvencionet e eventeve kulturore.
Kurse në vizitën që i ka bërë Komunës së Klinës, Shala e ka informuar kryetarin Sokol Bashota, për projektet dhe investimet që janë të parapara për Klinën. Ai tha se synohet që këtë vit të finalizohet palestra sportive e qytetit. Gjithashtu, zëvendëskryeministri theksoi se do të ketë një bashkëpunim dhe do të përkrah projektet e aktivitetet kulturore të kësaj komune.

Në kuadër të vizitave të sotme, ministri i Ministrisë së Kulturës, Shala ka qëndruar edhe në Istog, ku ka takuar kryetarin e Komunës, Haki Rugova, me të cilin diskutuan për mbështetjen e projekteve kulturore dhe investimin në infrastrukturë në këtë komunë.

Shala theksoi se pas rishikimit të buxhetit, përkrahja për kulturën dhe sportin e Istogut do të rritet edhe më tej./KultPlus.com




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale