Limaj : Peja ka nevojë për ndryshim

5 June, 2014 | 10:18 pm

Kryetari i NISMA për Kosovën Fatmir Limaj në tubimin elektoral në Pejë, ka thënë se fatkeqësisht Peja identifikohet si vend i pa sigurt. “Në Pejë duhet të ndryshoj sistemi i sigurisë e jo qytetarët e saj, duhet të çrrënjoset një sistem i instaluar në këtë rajon, dhe për këtë qytetarët e Pejës duhet të votojnë ndryshimin, pra NISMËN për Kosovën, numrin 59”, ka thënë Limaj. Poashtu, Limaj ka thënë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim dhe se stërgjatja e tranzicionit u ka kushtuar shumë si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë politik. “Politikanët e suksesshëm e kryejnë misionin kur para vetës nxjerrin kuadro të reja për t’i votuar, dhe këtë Nisma po e bënë në mbarë Kosovën, kemi shumë të rinjë dhe kurrë nuk duhet ta lëmë Kosovën të identifikohet me një individ, por nuk ka asnjë dyshim se NISMA ka një ekip që është duke punuar për të mirën e vendit”, ka thënë Limaj.
Ndërsa, kryetari i NISMA për Kosovën, në Pejë, Burim Berisha, ka thënë se kandidatët nga Peja janë oferta më e mirë për përfaqësim në Parlament. “Nisma u nis me zemër dhe sot po shtrihet në tërë Kosovën”, tha Berisha, njëherit edhe kandidat për deputet në Kuvend të Kosovës.
Ndërsa, kandidatë tjerë nga NISMA për Kosovën, në Pejë janë edhe Lumturije Krasniqi dhe Egzon Gashi. /kosovasot/




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale