Kryetari i Pejës fton auditorin

6 December, 2013 | 8:17 am

Si duket kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri do të fillon pastrimin e njerëzve të pa kualifikuar që janë në pozita që nuk e meritojnë sipas ti.

Gazmend Muhaxheri ka vendosur që ta ftoj auditorin e përgjithshëm që ti verifikoj të gjitha punët e përfunduara kontratat e lidhura nga ish kryetari i kësaj Komune, Ali Berisha.

Sipas Muhaxherit tashme do të hartohet raporti i obligimeve(borxheve) që janë trashëguar nga ish kryetari, Ali Berisha. Po ashtu kryetari aktual siguroj se në Komunën e Pejës nuk kanë vend njerëzit e pakualifikuar dhe joprofesionist  dhe të jenë në pozita kyçe në administrate, e sidomos në institucionet arsimore.

 

Po ashtu kryesia e LDK-së kërkoi që pas fitores së madhe në zgjedhjet lokale, Kryetari, Kryesia dhe LDK-ja në tërësi do të vijojnë punën dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat LDK-ja, në bazë të besimit që mori në këto zgjedhje, do të fitojë edhe më bindshëm.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale