Kisha e Petersbergut ndihmon skamnorët në Pejë

16 March, 2016 | 12:56 pm

Skamnorët e komunës së Pejës kanë marrë ndihma sot nga Kisha e Petersbergut. Sipas një njoftimi të komunës së Pejës, 20 familje të varfra përfituan pako me ushqim.
Ndarjen e pakove ushqimore për këto 20 familje të vlerësuara si raste me nevojë e kanë bërë koordinatorja për barazi gjinore, znj. Sebahate Qorkadiu dhe Prifti z. Erich Steigner.
“Kjo mbështetje nga kisha e Petersbergut është bërë një lloj tradite, duke e ditur që ndihma të tilla dhurohen në Kosovë nga këta donatorë që nga viti 1999. Komuna e Pejës e falënderoi Komunitetin e Petersbergut dhe Priftin Erich Steigner për ndihmat dhe përkrahjen që i kanë dhënë deri më tani”, thuhet në njoftim. /lajmi.net




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale