Ish pronari serb i një shtëpie në Pejë njofton pronarin shqiptar për eksplozivin e fshehur

1 December, 2016 | 10:01 pm

Një person nga Peja ka raportuar në polici se ish-pronari i shtëpisë, i nacionalitetit serb e ka njoftuar se brenda shtëpisë është një mjet i dyshuar eksplodues.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i amerikan ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale