Gruaja e moshuar që ishte gjobitur,sot shet në treg të kontrolluar

12 March, 2016 | 7:52 pm

Gruaja e moshuar që u bë e njohur për foton e saj në rrjetet sociale,ka siguruar një vend në tregun e ri të frutave dhe perimeve që u përurua paradite,nga kryetari i Bashkisë së Tiranës,Erjon Velijaj në Njësinë Administrative Nr.3.

Kjo grua u bë e njohur për opinionin publik për gjobën në vlerë të 500 lekëve që e kishte marrë nga Policia Bashkiake për tregtim në kushte jo të përshtatshme, pas denoncimit që kishin bërë banorët e një pallati në rr. Myslym Shyri.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale