Gjendet pas 13 ditë femra e zhdukur në Pejë

25 July, 2014 | 5:09 pm

Pas 13 ditëve policia e Kosovës ka arritur ta gjejë një femër e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti ka ndodhur në Pejë. Policia ka bërë të ditur se femra e zhdukur ka qenë shtetase e Shqipërisë dhe në moshë të mitur.
Ajo i ka deklaruar policisë se ka qëndruar me vetë dëshirë tek një person, tani i dyshuar për policinë. Pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./ksmax/




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale