Gashi: S’e kemi pasur startin e mirë!

24 September, 2014 | 10:07 pm

“Forcën e Besës e shoh që kryesia i rrinë gati ekipit për çdo gjë dhe nuk i mungon asgjë”, thotë mesfushori pejan, Dugagjin Gashi.

Veçori e gjashtë javëve të para në Raiffeisen Superligën e Kosovës, pa dyshim se janë Besa e Pejës dhe Prishtina. Dy skuadra që në fillim të edicionit u vlerësuan se mund të janë të pandalshme, të paktën deri më tash nuk bindën me rezultate. Besa pas fitores minimale 1:0 kundër Trepçës, jep shenja të këndelljes dhe që mund të ngjiten sa më lartë në renditjen e tabelës.

Pejanët tash për tash pozicionohen në vend të tetë me 7 pikë ose kanë 9 më pak se kryesuesi, Hajvalia. Futbollisti pejan, Dugagjin Gashi, që realizoi golin e fitores në javë që lamë pas ndaj Trepçës, tha se ekipi po kthehet në formë.

“Mendoj që do të kthehem në formë të mirë, pasi siç dihet nuk e kemi pasur një start të mirë sidomos në Gjakovë që kemi luajtur dobët. Në këto javë është vërejtur edhe ngarkesa që kemi pasur për fitore. Mendoj se me meritë fituam kundër Trepçës dhe besoj që ekipi do të jetë në formë në javët e ardhshme”, tha Gashi./BotaSot/




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale