Friday, 24 March 2017

HOROSKOPI DITOR

Dashi Dashi

Marrëdhënia juaj ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do ja kaloni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do përjetoni ndjesi te reja. Beqaret do lëvizin çdo gur ne mënyrë qe te arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Financat do jene me te mira se kurrë me pare. Do arrini t’i shlyeni te gjitha borxhet qe keni pasur.

Demi Demi

Do ndiheni shume te lumtur gjate kësaj dite ne krahët e partnerit tuaj dhe do dëshironi qe te mos ndaheni për asnjë moment prej tij. Beqaret do duan te qëndrojnë vetëm edhe sot, por një person ne fakt do iu qëndrojë aq pranë saqë do i beje te ndryshojnë mendim. Financat do jene te vështira për t’u mbajtur te qëndrueshme. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Binjakët Binjakët

Do i qëndroni shume besnike parterit tuaj gjate kësaj dite edhe pse ne fakt tundimi do jete i madh. Beqaret duhet te shkojnë patjetër tek festa qe do organizoje kompania ku punojnë sepse mund te njihen me mire me disa persona. Ne te kundërt nuk do ketë te reja. Financat jo vetëm qe do jene te qëndrueshme, por situata do vije dita ditës duke u përmirësuar.

Gaforrja Gaforrja

Te dashuruarit do kalojnë një dite te mrekullueshme sot dhe te mbushur me emocione te veçanta. Ndonjëherë gjithçka do ju duket si një ëndërr. Beqaret do kenë disa takime interesante, por qe do duhet edhe pak kohe para se te kalojnë ne një tjetër stad. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Situata do ketë ndryshime rrënjësore nga disa dite me pare.

Luani Luani

Sot do filloni projekte te përbashkëta me partnerin tuaj te cilat do ju afrojnë edhe me tepër me njeri tjetrin. Nga ana tjetër do mund t’i zgjidhni me qetësi edhe ato probleme qe keni pasur. Beqaret do fillojnë tashme një lidhje me një person qe kane kohe qe e njohin, por qe nuk kane guxuar te shkojnë me tej. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni shume te matur.

Virgjëresha Virgjëresha

Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do beje gjithçka qe ju te ndiheni s ame mire dhe te mos ju mungoje asgjë. Beqaret do kenë ndryshime rrënjësore ne mënyrë te papritur. Financat do ekuilibrohen mjaft dhe do keni mundësi te shlyeni borxhet e marra prej kohesh. Edhe për te shpenzuar nuk do keni me frike.

Peshorja Peshorja

Jeta ne çift nuk do jete aq e mire sa ju e prisnit gjate kësaj dite. Ai qe keni ne krah nuk do ua plotësojë dot te gjitha dëshirat prandaj here pas here mund te mërziteni. Mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret jo vetëm qe do njohin persona interesante, por do ju duhet te marrin edhe vendime. Financat do jene ne një gjendje paksa delikate. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi Akrepi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente do debatoni ashpër me partnerin e ne disa te tjera do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqaret nuk do arrijnë as sot te takojnë personin e tyre te ëndrrave. Për financat do jete Saturni ai qe do kujdeset gjithë kohës. Gjendja nuk do jete aspak problematike.

Shigjetari Shigjetari

Do jeni shume konfuze sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni me tej. Edhe partneri do jete shume i paqëndrueshmen ne ato qe do thotë. Beqaret ka rrezik te pëlqejnë një person qe nuk ehte i lire dhe nuk do kenë asnjë mundësi për ta pasur pas vetes. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak. Gjendja do jete e qëndrueshme.

Bricjapi Bricjapi

Nëse keni nevoje qe gjerat te bëhen me serioze sot ne jetën tuaj ne çift duhet qe te flisni hapur me atë qe keni ne krah. Komunikimi mund te zgjidhe gjithçka. Beqaret nuk do jene shume te qarte pe rate qe duan te bëjnë me jetën e tyre dhe do i humbasin edhe disa mundësi te mira qe do iu jepen për takime. Me financat nuk duhet te luani dhe as te rrezikoni.

Ujori Ujori

Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite te trishtuar sot. Ka shume mundësi qe partneri t’i tradhtoje dhe ky do jete një zhgënjim i madh për ta. Beqaret duhet te tregohen edhe pak te duruar nëse duan vërtet te gjejnë personin qe do ju përshtatet. Financat nuk duhet lënë për asnjë çast pas dore. Mundohuni te bëni një riorganizim te situatës.

Peshqit Peshqit

Mos bëni gabimin te tregoheni autoritare gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do njohin një person mjaft serioz dhe inteligjent ne te njëjtën kohe. Ne fakt këto janë tiparet qe ata pëlqejnë me se shumti. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura edhe gjate kësaj dite.

HOROSKOPI VJETOR 2014

Dashi Dashi

Falë ndikimit të jupiterit në shenjën tuaj, gjatë këtij viti do të kënaqeni me të afermit tuaj. Do të zgjidhni shumë mosmarrëveshje që i keni pasur. Do tua falni shumë njerëzve të cilët ju kanë shkaktuar dhimbje juve dhe të afërmve tuaj. Maksimalisht do ti kushtoheni familjes dhe rregullimit të shtëpisë. Nëse keni planifikuar shitje të shtëpisë ose blerje, do të realizohet në periudhën mars – maj të këtij viti. Më 16 korrik do të kënaqeni me dalje, zbavitje, takime, vizita të disa ngjarjeve shoqërore etj. Do të ketë njohje të reja, takime romantike, ata që kanë fëmijë do të kalojnë shumë kohë me ta dhe do të kënaqen. Për ato që planifikojnë shtatëzani është koha e duhur, sepse do të kenë sukses. Në periudhen prej 8 deri 31 dhjetor nën ndikimin e jupiterit do të keni vonesa në realizimin e planeve, por mos u merakosni. Deri më 24 dhjetor 2014 keni kujdes mos merrni borxh apo kredi, merruni me shqyrtimin e financave. Nëse keni ndonjë borxh, paguajeni. Nga ana tjetër ekziston mundësia e përfitimit financiar nga ndonjë trashëgimi, apo dhuratë financiare. Nëse jeni në marrëdhënje pune, mundë të jetë rritje rroge, apo përfitimi i ndonjë benifiti në punë. Ata që kanë biznese private,do të lidhin kontrata me klientë me ndikim që do tju sjell sukses dhe prosperitet.

Dashuria Sa i përket dashurisë do tju përgjigjen personat pasivë, të ndjeshëm dhe të qetë me të cilët do të udhëheqni shum lehtë. Do të jeni agresivë ndaj partnerit, për shkak se jeni tip që kaloni nga një lidhje në tjetrën. Shumë lehtë hyni në lidhje pa u menduar fare, prandaj nuk do të keni mirëkuptim ndaj partnerit. Do të ndjeni nevojë të jeni i lirë, mos tju tregoj askush se çfarë do të bëni. Prej 3 deri 29 maj do të përjetoni momente të bukura në dashuri. Partneri do tju përkushtohet me plot dashuri. Më 10 maj shmanguni tensionit dhe mosmarrëveshjeve sepse do të jeni nën ndikimin e diellit te saturni. Menaxhojeni stresin dhe kujdesuni për vete. Gjatë vitit parashihen udhëtime nga të cilat do të perfitoni.

Demi Demi

Nëse keni biznes individual apo keni lidhje me biznes privat, ky vit do t’ju sjell ndryshime të këqija por edhe të mira. Nëse mendoni të merrni kredi, do ishte e mirë ta kryeni deri në prill. Mendohuni mirë për qëllimet dhe planet që do tia caktoni vetes gjatë këtij viti, në mënyrë që mos të dëshpëroheni nëse nuk jeni në gjendje ti realizoni. Parashihet të keni udhëtime jashtë vendit, si dhe blerje të patundshmërisë por kjo vjen në shprehje vetëm nëse keni para të gatshme. Në asnjë mënyrë mos merrni kredi apo hua. Në periudhën mars – maj të vitit 2014 duhet të keni kujdes të mos përfshiheni në disa kombinime afariste, sepse do të keni disa oferta, prandaj mendohuni mirë se cilën do ta zgjidhni. Nëse bëhet fjalë për ndonjë vend të ri pune e ju mendoni se do ta keni më mire, atëherë pranoni, se do të keni udhëtime zyrtare. Në gjysmën e parë të vitit 2014 ju sygjerojmë që të përmbaheni dhe të mos shpenzoni, kurse gjysma e dytë e vitit do të jetë më stabile. Nëse keni planifikuar blerje të automobilit duhet të hiqni dorë gjatë këtij viti. Prej 16 korrikut do të ju paraqitet mundësia për rregullimin dhe ndryshimin e ambientit ku jetoni.

Dashuria – Ky vit nuk do të jetë i volitshëm sa i përket ngjarjeve në dashuri. Mos hyni në lidhje dashurore me personat që janë në lidhje, se vetëm ju do të ndiheni i lënduar. Ata që janë të martuar duhet ti japin partnerit shumë dashuri, vëmendje dhe mirëkuptim. Mos shkaktoni problem, të cilat nuk ekzistojnë. Gjatë muajit maj do të jeni më romantik se zakonisht, kjo kryesisht vlen për ata qe janë ndjerë të vetmuar një kohë të gjatë, prandaj kujdes se me kë po lidheni. Ata që janë në lidhje në fillim të shtatorit mund të hyjnë në krizë, por me besimin dhe dëshirën që të zgjedhet kriza, do ta tejkalojnë atë. Nëse do tu qëndroni ndikimeve të saturnit gjatë këtij viti, do të shpërbleheni, në të ardhmen.

Binjakët Binjakët

Rritja e vëllimit të punës do t”ju shtyjë të bëni ndryshime drastike në jetën tuaj. Puna të cilën po e bëni do të ketë rritje, gjë që do t’ju sjellë një dozë më të madhe sigurie. Përditshmëria juaj do të ndryshojë dhe nuk do të keni kohë për gjëra që më parë i bënit. Si rezultat i ngarkesës së madhe, do të ndjeheni i lodhur dhe i pa kënaqur. Do të ishte mirë të merreni me disa udhëtime apo të relaksoheni, më tepër në mënyrë që të largoni lodhjen dhe pakënaqësinë që e keni. Do të korrni fitore ndaj konkurrencës dhe do të tregoni sa vleni. Ju presin udhëtime jashtë. Periudha prej shtatorit deri në dhetor do të jetë shumë e frutshme dhe aktive sa i përket punës me të cilen po merreni. Shfrytëzoni çdo gjë që ju jepet. Me rëndësi është të jeni optimist dhe real. Në gjysmën e parë të vitit janë të mundshme disa probleme financiare qe do t’jua çrregullojnë parashikimet. Ju këshillojmë që me shumë kujdes ti klasifikoni resurset që i dispononi tani, që planet tuaja të realizohen. Korriku do të jetë shumë stabil sa i përket financave, kështu që do të keni rritje financiare më shumë se sa e kishit paraparë. Prej 16 korrikut do të keni rritje në njohje të reja, takime, shoqërime dhe aktivitete. Shumë kohë do të kaloni me familje dhe me miq dhe ata do të ju perkrahin shumë.

Dashuria – Për ata që nuk janë në lidhje do të përballen me shumë sfida dhe veshtirësi, megjithatë gjatë mesit të vitit do t’ju jepet rasti të krijoni një lidhje të re, normal nëse ju dëshironi. Për ata që janë të martuar ky vit do të jetë i qetë dhe stabil. Janë të mundëshme disa mosmarrëveshje, por do të arrini ti tejkaloni. Parashihet se do të keni pushime të këndshme në periudhen e pushimeve vjetore, kur do të zgjohen ndjenjat dashurore mes jush dhe do ta forcojnë lidhjen tuaj. Shtatori do të jetë muaji i dshuris dhe i ngjarjeve.

Gaforrja Gaforrja

Në gjysmën e parë të vitit 2014 do të ndjeheni i relaksuar dhe i mbushur, pasi që do të kaloni shumë kohë me shoqëri, familjarë, etj. Gjithsesi duhet të keni kujdes për pamjen tuaj, ngase mund të shtoni ndonjë kilogram dhe të shëndosheni. Shumë persona të kësaj shenje do të dashurohen, të martohen, apo të bëjnë disa ndryshime të rëndësishme në jetë. Në prill mund të paraqiten disa mosmarrëveshje të vogla në mes kolegëve ose punëdhënësve, por mos lejoni që kjo t’jua prishë planet për të ardhmen. Gjatë këtij viti mund të pritni shumë udhëtime dhe kënaqësi në shumë fusha. Më 16 korrik, me hyrjen e planetës së fatit, do të ndryshoni qasjen ndaj parasë dhe situata financiare do t’ju përmirsohet. Prej 18 gushtit mund të pritni një dhuratë të vlefshme që moti e keni pritur. Shumë kohë do të kaloni në punë, do të jeni më të relaksuar dhe asgjë nuk do të jetë e vështirë për ta bërë. Nëse keni planifikuar ta ndërroni vendin e punës, është koha e duhur për këtë. Nga prilli e gjer në tetor, do të keni shumë punë,lidhje të kontratave, si pasojë do të keni shqetësime shëndetësore, pushoni më shumë.

Dashuria – Ata që janë të lirë nuk do të kenë shumë fat që ta gjejnë personin e duhur me të cilin do ti realizonit ëndrrat tuaja. Kjo nuk do të thotë se nuk jeni person i dashur, romantik dhe i disponuar për dashuri. Yjet janë në anën e të dashuruarve, prandaj do t’ju realizohen të gjitha që keni planifikuar. Të martuarit do të kenë harmoni dhe mirëkuptim.

Luani Luani

Gjysma e parë e vitit do të fillojë me shumë obligime, kështu që do të largoheni nga shoqëria dhe shumë persona të dashur. Do të ndjeni nevojën që të ikni diku ku s’ju njeh askush. Do të kujtoni të gjitha problemet që ju kanë munduar në të kaluarën, qoftë ato emocionale apo fizike. Prej korrikut do të keni mundësi të kujdeseni për problemet dhe nevojat tuaja. Ju rekomandojmë që ta ndiqni intuitën tuaj, të jeni të hapur me ata të cilëve ju besoni, sepse me ndihmën e tyre do ti përballoni të gjitha vështirësitë. Prej 16 korrikut me ndikimin e Jupiterit në shenjën tuaj do të përjetoni ekspanzion, rritje të optimizmit dhe disponim të mirë. Do të kujdeseni më shumë për dukjen tuaj, të jeni më modern, të ushqeheni më mirë, por kujdes mos e teproni me ushqime. Do t’ju lindë dëshira të ndryshoni diçka në jetën tuaj, në rrethinën tuaj, por mos e bëni para gushtit, se atëherë do të keni më shumë besim tek vetja dhe yjet do tju përkrahin. Njëri nga prindërit do të kërkoj nga ju që ti gjindeni pranë në disa momente dhe ta përkrahni maksimalisht, pra ju këshillohet ta bëni. Situata financiare nuk do të jetë ashtu si e kishit parashikuar, prandaj filloni të kurseni, mos u futni në biznese të rrezikshme, mos merrni hua as mos i jepni dikujt. Kah fundi i vitit parashihet përmirësim i financave, sukses në punë dhe do të zhduken të gjitha shqetësimet që i keni pasur në lidhje me këtë.

Dashuria – Sa i përket dashurisë, gjatë gjithë vitit do të keni shumë fat, do të jeni shumë romantik dhe do të kënaqeni me personat e dashur. Disa që janë në lidhje do të kurorëzohen, ata që janë të vetmuar më në fund do të gjejnë personin e duhur. Të martuarit do ta forcojnë lidhjen, do të kalojnë shumë kohë bashkë dhe do t’ju zgjohen ndjejnat e përgjumura. Për ta forcuar edhe më shumë lidhjen tuaj, mund të udhëtoni diku jashtë shtetit.

Virgjëresha Virgjëresha

Gjysma e parë e vitit do të karakterizohet me dalje, zbavitje,njohje të reja, kështu që do të njiheni me njerëz interesant të cilët mund t’ju ofrojnë ndihmë në të ardhmen. Kah mesi i prillit dhe fillimi i majit ka mundësi ta takoni dike, ka mundësi që të jetë personi me të cilin do ta kaloni pjesën tjetër të jetes.Në gjysmën tjetër të vitit do të jeni të fokusuar në dëshirat dhe planet që i keni. Do ti zgjeroni dijet, nëse jeni student, shfrytëzoni këtë periudhë dhe kryeni provimet që ju kanë mbetur. Në rrafshin financiar situata është e ndryshueshme, mund të vijë deri te ndërrimi i vendit të punës, pra ndëgjojeni intuitën tuaj kur është fjala për vendime të rëndësishme. Nëse nuk i realizoni planet deri kah mesi i korrikut, do të ishte mirë ti leni për vitin e ardhshëm, kur do të keni më shumë fat. Mos bëni shpenzime të kota, kurseni paratë. Duhet ti shmangni situatat kur duhet të huazoni para, sepse mund të keni probleme financiare. Do të keni përkrahjen e familjes kështu që mos u brengosni.

Dashuria – Në fushën e dashurisë do t’ju ndodhin gjëra shumë të bukura, gjatë këti viti, e sidomos të martuarit. Kah fundi i korrikut mund të ketë probleme në komunikim, por falë sinqeritetit dhe mirëkuptimit do të tejkalohen. Të vetmuarit do të takojnë personin e zemrës, besojuni ndjenjave tuaja.

Peshorja Peshorja

Për të lindurit e kësaj shenje, ky vit do të jetë me shumë turbulencë, sidomos gjysma e parë e vitit. Do të jeni shumë i ndjeshëm dhe i pa durueshëm, prandaj keni kujdes se çfarë do të flitni. Gjatë tërë vitit do të jeni i preokupuar me punë dhe me çështje familjare. Është e nevojshme të jeni të durueshëm dhe taktik ti përballoni këto sfida. Ju këshillohet të keni kujdes me paranë dhe të kurseni sa më shumë që është e mundur. Për arsye se jeni shumë i shoqërueshëm, jeni gjithnjë i rrethuar me njerëz, kjo do t’ju sjellë edhe sukses ne punë. Do t’ju jepet mundësia të udhëtoni në vende që nuk i kishit menduar më parë. Shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet. Do të keni më shumë punë po ashtu edhe pergjegjësi. Prilli do të jetë i frutshëm, bashkëpunimi me kolegë do të jetë i shkëlqyer, do të ju gjinden pranë sa herë që keni nevojë për ta, qoftë edhe jashtë orarit të punës. Do të jeni shumë optimist dhe me nxitim do të shkoni në punë. Nëse keni planifikuar që të shtoni profesionalizmin tuaj, mund ta bëni gjatë këtij viti.

Dashuria – Të vetmuarit kanë mundësi të takojnë shpirtin binjak, mund të jetë më i vjetër se ju. Për ata që janë në lidhje do ta forcojnë edhe më shumë lidhjen dhe do të kenë raporte më të mira se më parë. Në qoftë se keni planifikuar fejesë apo martesë është koha tani, yjet ju përkrahin, e sidomos gjysma e dytë e vitit.

Akrepi Akrepi

Deri në mes të vitit do të keni deshirë për aktivitete, udhëtime dhe zbavitje, nëse keni mundësi bëjeni se e keni merituar. Pjesëtarët e kësaj shenje që kanë probleme me shtatzaninë do të ishte mirë ta bëni këtë kah gjysma e dytë e prillit se do ta keni përkrahjen e yjeve. Tërë energjitë do ti orientoni ka puna dhe karriera. Prej 18 gushtit dhe 25 shtatorit do t’ju jepet mundësia ti realizoni planet tuaja. Të papunët mund të konkurojnë për punë dhe mos të zgjedhin. Këtë vit do të jeni stabil, më i organizuar dhe i disiplinuar. Do të shikoni ka ardhmëria, do të ndjeheni më autoritar dhe disi nuk do të keni deshirë të shoqëroheni dhe të keni kontakte me njerëz. Nëse keni probleme me peshën do të dobësoheni shumë lehtë. Në periudhën prej 2 marsit deri më 2 korrik do të ndjeheni i pa sigurtë dhe i dyshimtë, prandaj keni kujdes dhe mos bini në situata të palakmueshme. Sa u përket financave, do të jenë të shkëlqyera gjatë këti viti, prandaj do të ndjeheni i çliruar në këtë fushë. Mos planifikoni udhëtime jashtë vendit sepse nuk pritet të përfitoni.

Dashuria – Të martuarit e kësaj shenje i pret monotonija për shkak të disa zënkave paraprake dhe sjelljeve egoiste. Nuk duhet të jeni dominant dhe ta kontrolloni partnerin në çdo gjë. Provoni të ndryshoni dhe të pajtoheni me partnerin, mos u bëni kërkues dhe grindavec. Personat e lirë do të jenë të preokupuar me punë tjera dhe nuk do të kenë kohë për dashuri.

Shigjetari Shigjetari

Gjysma e parë e vitit do të jetë e mbushur me plot ngjarje dashurore, takime dhe pushime interesante. Do të interesoheni per ato punë nga të cilat do të përfitoni. Më 18 prill do të merrni një shumë parash që se keni pritur, ose do t’jua kthej dikush borxhin. Nga 16 korriku do të filloni një periudhë shumë të volitshme për ju, do të udhëtoni shumë, shfrytëzoni maksimalisht të gjitha rastet që ju jepen. Situata financiare do të përmirsohet dhe do të forcoheni në këtë fushë. Do të jeni ambicioz, dhe do të impenjoheni më shumë që ti arrini qellimet. Nëse ju ofrohet ndonjë bashkëpunim ose partneritet, pranoni, por me kusht që të jetë afatshkurtë. Kujdesuni për shëndetin tuaj. Ngarkesa e tepërt mundë të ju shkaktojë probleme shëndetësore. Fundi i qershorit, mesi i gushtit si dhe gjysma e dytë e shtatorit do të jenë të përshtatshme për pushime.

Dashuria – Në dashuri ky vit do t’ju sjellë momente romantike por edhe vështirësi. Nuk do të tregoheni i sinqertë ndaj vetes dhe ndaj atyre qe ju rrethojnë. Disa ndjenja do ti mbani në vete dhe nuk do t’ja tregoni askujt. Bëhuni i sinqertë ndaj partnerit, nëse dëshironi ta forconi lidhjen tuaj. Të martuarit duhet ti kushtohen partnerit dhe ta ngjallin zjarrin dhe energjinë e harruar. Përpiquni të kaloni më shumë kohë bashkë, bëni plane të përbashkëta në mënyrë që të afroheni sa më shumë. Bëjeni një udhëtim të përbashkët.

Bricjapi Bricjapi

Ky vit do t’ju sjellë transformime si në punë ashtu edhe në jetën private. Paratë do ti fitoni kryesisht nga shtëpia përmes internetit. Në gusht dhe shtator, do të jeni shumë i ngarkuar me punë. Prej 8 deri 31 dhjetor 2014 mos nënshkruani asgjë në lidhje me financa. Gjatë këtij viti do ta mësoni kush ka qenë mik i vërtetë për ju e kush vetëm për interes. Mund të llogaritni në përkrahjen e madhe të familjes në gjithçka që do të ndërmerrni. Do ta ndryshoni edhe qasjen tuaj ndaj parasë çka gjithsesi do të sjellë ndryshime pozitive në jetën tuaj. Nëse keni planifikuar të bëni ndryshime në shtëpi apo blerje, do ta realizoni, dhe do ti gëzoni prindërit dhe familjen tuaj. Gjithashtu do të keni dëshirë të largoheni prej disa personave. Do të paraqiteni shumë profesional por mos i leni pas dore segmentet tjera të jetës. Gjeni kohë të punoni atë çfarë dëshironi dhe të shoqëroheni me njerëzit e dashur.

Dashuria – Kur është fjala për dashuri do të ketë situata të ndryshueshme. Ajo që ju pergjigjet juve është lidhja e përhershme dhe e qëndrueshme, prandaj do të silleni si i tillë. Të vetmuarit duhet të kenë kujdes se me kë po shoqërohen se do të kenë vetëm probleme dhe humbje kohe e asgjë më shumë. Ka gjysma e vitit do të keni mundësi për pushime dhe disa dashuriqka, pra nëse jeni për aventura e keni rastin. Ata që janë në lidhje e mendojnë të kurorëzohen është momenti i duhur ta bëjnë, kurse të martuarit do të kenë shumë durim dhe mirëkuptim për njëri tjetrin.

Ujori Ujori

Viti 2014 do ti gjejë ujorët në kërkim të punës, bashkëpunime dhe takime pune. Do të vini re se jeni shumë më optimist, më i disponueshëm dhe më pozitiv se vitin e kaluar. Gjithashtu do të filloni të mendoni për shëndetin tuaj, pamjen dhe shprehitë negative. Mesi i prillit si dhe fillimi i majit dhe qershorit do të ju sjell oferta fantastike, klientë të ri si dhe rritje financiare. Ju presin shumë dalje, shoqërime, njohje të njerëzve, të gjitha që ju kanë ikur gjatë viteve të mëparshme do t’ju kompenzohen. Sa i përket financave do të jenë të ndryshueshme, por nuk ka vënd për brengosje. Do ti kushtoni vëmëndje përtrirjes së marrëdhënjeve me disa të afërm që disi i keni lënë mbas dore.

Dashuria – Me 16 korrik nën ndikimin e jupiterit tek luani keni rastin ta rregulloni jetën tuaj dashurore dhe të filloni një romancë të re. Për çdo gjë që keni shpresuar dhe ëndërruar gjatë këtyre viteve do të fillojë të realizohet, për këtë arsye do të ndjeheni i plotësuar dhe i veçantë. Do të jeni shumë i lidhur me partnerin, do të keni respekt dhe mirëkuptim. Shumë persona që i përkasin kësaj shenje do ta takojnë njeriun e jetës së tyre, më të guximshmit do të kurorzohen. Ujorët e martuar përsëri do të dashurohen në partnerët e tyre, do të zgjojnë zjarrin dhe ndjenjat e vjetra.

Peshqit Peshqit test

Këtë vit do të keni prioritet arsimimin, financat dhe fëmijët. Mos lejoni të ndikoheni nga emocionet për disa vendime në punë, sidomos në gjysmën e parë të vitit. Ka mundësi ti keni disa mosmarrëveshje të vogla në familje. Gjysma e parë e vitit do të jetë më e suksesshme, do të kënaqeni me punët që i bëni dhe bashkëpunimi do të jetë i mirë. Kah mesi i prillit dhe majit do t’ju jepet rasti ti zgjeroni aktivitetet afariste. Në fillim të tetorit do ta keni rastin për udhëtim pune jashtë vendit. Nëse jeni duke pritur ndonjë trashëgimi, do të lindin problemet lidhur me këtë.

Dashuria – Gjysma e parë e vitit do të jetë e kënaqshme, ndërkaq e dyta do të jetë plot me turbulenca. Të martuarit do të kenë disa keqkuptime por asgjë më shumë që njerëzit normal mund ta tejkalojnë me mirëkuptim. Ata që dëshirojnë ta kurorëzojnë lidhjen e tyre, periudha më e volitshme është prej mesit të korrikut e deri në mes të dhjetorit.