E gjithë policia e Kosovës për të kapur tropojanin e tmerrshëm

26 September, 2015 | 8:10 pm

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në rajonin Pejës, ku besohet se është lokalizuar Agim Madani, i dyshuar për disa vjedhje, një vrasje dhe dy tentative vrasjeje.

Madani është shtetas i Shqipërisë dhe është në kërkim prej kohësh, pasi kohë më parë në Shqipëri kishte kryer një vrasje. Mirëpo, prej kohësh ai është duke i trazuar fshatrat e rajonit të Dukagjinit, kryesisht ato të Pejës dhe të Deçanit, me vjedhje dhe plaçkitje të ndryshme, raporton KTV.

Aksionin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për KTV’në se ky person është i shpallur në kërkim dhe se njësitet policore prej kohësh janë duke punuar në kapjen e tij.

Ibraj ka thënë se ky person është i rrezikshëm dhe se në terren janë njësitet adekuate.

Ditë më parë, Madani derisa po kryente një vjedhje në një fshat të Pejës, kishte plagosur një pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ndërkohë, ai vlerësohet të jetë shumë i rrezikshëm, pasi besohet të jetë rëndë i armatosur./mapo/




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale