Diskutohet për menaxhimin dhe reciklimin e mbeturinave në Pejë, Istog, Klinë, Deçanë dhe Junik

4 February, 2015 | 1:29 pm

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur në takim pune Cavan Fabris, zyrtar për çështje ekonomike ne Ambasadën Amerikane ne Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur në takim pune  Cavan Fabris, zyrtar për çështje ekonomike ne Ambasadën Amerikane ne Prishtinë.

Kryetari Muhaxheri në fjalën e rastit e falënderoj  z.Fabris për vizitën e tij në Komunën e Pejës dhe në vazhdim të bisedës u diskutua  për planin e studimit të fizibilitetit për menaxhimin e mbeturinave në Pejë, Istog, Klinë, Deçanë dhe Junik,poashtu e  njoftoj edhe për problemet që i kanë hasur për pronësinë e deponisë ku kanë qenë 20 hektar privat dhe me shpalljen e interesit publik janë bërë pronë  e Komunës së Pejës ne destinim të menaxhimit të mbeturinave.

Ndërsa  nevojshme është të jenë se paku 40 hektar ne mënyrë që deponia të shërbejë për 50 vitet e ardhshme si depo regjionale.

Gjatë takimit biseduan për kompaninë e riciklimit, e cila duhet të bëjë ndarjen e plastikës, metalit dhe letrës, pastaj për numrin e punëtorëve, që do të kenë mundësi të punësohen.

Kryetari Muhaxheri pati edhe një kërkesë për një qendër të skijimit për të cilën është angazhuar  një inxhinier nga Zvicra  për studimin e fizibilitetit, pra jemi në përfundim të studimit të fizibilitetit  për qendrën e skijimit.

Ndërsa, z.Cavan Fabris ishte i interesuar të dinte se si do të bëhet menaxhimi i mbeturinave në Komunën e Pejës, Istogut, Klinës, Deçanit dhe Junikut, sa është përafërsisht numri i banorëve në Komunat në fjalë, a është duke u bërë për here të pare  plani i studimit të fizibilitetit  për menaxhimin e mbeturinave dhe si do të jenë mundësitë tjera për menaxhimin e këtyre mbeturinave.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale