Brezovic: Garat në Sllallom Paralel

15 February, 2014 | 12:49 am

Në këtë garë që do të zhvillohet në Brezovic, nuk do të mungojnë skiatorët nga Peja

Në Brezovic, me datë 15 dhe 16 Shkurt, do të mbahet gara në ski saktësisht në kategorinë Sllallom Paralel. Kjo garë zhvillohet në dy faza, faza kualifikuese më 15 Shkurt duke filluar nga ora 13:00 ndërsa finalistët garojnë për çmimet kryesore të dielen me 16 Shkurt, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë garë do të marrin pjesë garues nga Kosova dhe rajoni, por pjesë e kësaj gare janë padyshim skiatorët si Dardan Pupovci, Agon Kapuqi dhe Ordejt Pupovci nga KS Alpi Pejë.  Slalom Paralel është një garë që ku dy konkurrent garojnë, në të njëjtën kohë, krah për krah, përgjatë pistës.

Përmes garave të përvjetshme dhe aktiviteteve tjera sezonale, SCARDUS ka ndihmuar në zhvillimin e sporteve ekstreme si Snowboard, Ski, Skate, Ciklizëm, Mountainbiking, Bjeshkatari dhe Off-Road Drive.

Aktiviteti kryesor i edicionit të katërt të SCARDUS është planifikuar të organizohet mes muajve 15 shkurt dhe 15 mars dhe do të përfshijë gara për ski dhe snowboard, si dhe aktivitete tjera kulturore.

Gara do të realizohet në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë të Kosovës – FSK, ndërsa sivjet për herë të parë SCARDUS do të shtojë në këtë garë edhe konkurrencën e vajzave thuhet ne faqen zyrtare SCARDUS.

Pjesëmarrja në garën e sivjet është falas, ndërsa çmimet kryesore të SCARDUS, ndahen nga Devolli Corporation dhe janë si vijon: Vendi i parë 600 euro, Vendi i dytë 300 euro dhe Vendi i tret 150 euro.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale