Box Card, kartela e zbritjeve për studentët në Kosovë

22 November, 2016 | 6:41 pm

Box Card është një kartelë e zbritjeve, e cila përdoret vetëm nga studentët. Me anë të kësaj kartele studentët kanë mundësinë jo vetëm të kalojnë një jetë studentore më të lehtë, por edhe ta shijojnë atë.
Box Card për studentët ka pako me zbritje në biznese, përkatësisht produkte dhe shërbime të ndryshme, të cilat studentët i përdorin në baza ditore. Box Card për studentët ka për qëllim lehtësimin e jetës studentore duke i zbritur shpenzimet e tyre ditore.

kart

Produktet dhe shërbimet të cilat ofrohen me zbritje përmes Box  Card për studentët janë: Ushqime dhe pije, materiale studimore, veshmbathje, teknologji, transport, shtyp, hoteleri dhe turizëm, edukim, banka dhe financa, shëndetësi etj.
Gjithashtu, kartela do të lehtësojë ndërlidhjen e studentëve me biznese me qëllim që ata të fillojnë të ndërtojnë karrierën e tyre.

Box Card për studentët u mundëson bizneseve që të gjejnë personat adekuatë për pozita përkatëse. Themeluesit e kanë vërejtur që një kartelë me zbritje mund të përmirësojë jetesën e shumë studentëve dhe kështu duke u bazuar në eksperiencën e tyre ata krijuan një kartelë të mirë studentore e cila ofron zbritje deri në 50 për qind në më shumë se 100 biznese që ofrojnë produkte ose shërbime të përshtatura për studentë.

Në qytetin e Pejës Box Card ofron zbritje në biznese me anë të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Disa nga vendet që ofrojnë zbritje për studentët të cilët posedojnë kartelën Box Card janë: London Look, XOXO, Optika Nimani, London Taxi, Drotrix, Betronik, Optika Gacaferi, Ordinanca Stomatologjike Dr. Sami Dreshaj etj. Shumë biznese të tjera do i shtohen kësaj liste përgjatë vitit që studentët të kenë sa më shumë mundësi në blerjet e tyre dhe të kursejnë sa më shumë.
Përkrah këtyre bizneseve Box Card ofron zbritje në shumë vende të tjera në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.
Të gjitha informatat rreth aplikimit, bizneseve, dhe zbritjeve mund t’i gjeni në web faqen e Box Card.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale