Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Pejë për mashtrim

12 April, 2016 | 6:44 pm

Në Pejë është arrestuar dje një grua e komunitetit rom, shtetase e Shqipërisë, e cila dyshohet të ketë mashtruar një burrë shqiptar duke i marrë 300 euro.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krushec, ndërsa e arrestuara, raporton PK, këtë veprim e ka bërë në bashkëpunim me një person tjetër, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./dialogplus/




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale