Thursday, 30 March 2017

Abdullahu: frikësohem nga buxheti i 2015-tes, për largimin e 30 punonjësve. Abazaj : Mos keni frikë asnjë punëtor s’dot largohet nga puna


Veprimtaria

Edhe përkundër faktit se ndërmarrja publike “Ambienti” , ballafaqohet me probleme të mëdha financiare, falë angazhimit të stafit punonjës të kësaj ndërmarrje, komuna e Pejës tash e sa vite mbanë epitetin si qyteti më i pastërt në Kosovë.

Pejë, 06.11.2014. Prioritetet e ndërmarrjes publike “Ambienti”, janë grumbullimi i mbeturinave dhe transportimi i tyre në deponi. Larja-fshirja e rrugëve dhe trotuareve, ndriçimi publik, mirëmbajtja e varrezave si dhe mirëmbajtja e të gjitha zonave të gjelbëruara që ka komuna e Pejës.

Të gjitha këto aktivitete kryhen me një përkushtim të madh nga ana e stafit të kësaj ndërmarrje publike. Dhe si rezultat i punës së tyre të shkëlqyeshme, si shpërblim nga ana e kuvendit komunal të Pejës, morën zvogëlimin e planifikimit buxhetor per vitin 2015, thotë z. Abdullahu.

“Nuk e di arsyen e këtij përgjysmimit që na u është bërë nga Komuna e Pejës, por sa i përket një linje buxhetore tek larja-fshirja e rrugëve e cila ka qenë 165mijë euro per nje vit, por kjo shumë është përgjysmuar. Pasi që na u është bërë shkurtimi i buxhetit, ne si ndërmarrje nuk kemi kapacitet ti mbajme 22 punetor në këtë drejtim. Sdi çka do të bëhet me këta punëtor, besoj se komuna pasi që ua ka zvogluar të ardhurat do të kujdeset për ta.

Sa i përket mirëmbajtjes së varrezave, e kemi pasur një kontratë buxhetore prej 40 mijë euro. Edhe kjo është hekur në planifikimin buxhetor për vitin e ardhshëm 2015. Ku në këtë degë janë të punësuar 8 punëtor. Unë jam i detyruar që edhe këtë staf të angazhuar ta largoj nga puna, pasi që nuk ka buxhet të mjaftueshëm. ” ka thënë z. Abdullahu.

Duke folur për problemet të cilat e shoqërojnë nga pas ketë ndërmarrje z. Abdullahu ka deklaruar se “Problem tjetër i kësaj ndërmarrje është edhe deponia, e cila është stërmbushur. Deponia e komunës së Pejës është temë aktuale jo vetëm e Pejës por e gjithë Kosovës. Ngase kjo deponi është e vetmja në Kosovë e cila është ndërtuar, të shfrytëzohet vetëm për një periudhë kohore prej 5 vite. Ndërsa ne jemi duke e shfrytëzuar këtë deponi tash e 15 vite. Por ne kemi intervenuar në deponi, dha falë një projekti të propozuar nga një kompani e Austrisë, ka filluar të rindërtohet me argjinatura që shkon në formë të vertikales. Sipas këtij projekti që na u është dhënë ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë deponi edhe për pak vite”, tha ai.

Drejtori Abdullahu gjithashtu ka shprehur indinjatën e tij, kundrejt bizneseve që veprojnë në zonën e Rugovës. Ku pronarët e këtyre bizneseve edhe përkundër vendosjes së kontinjerëve në këtë zonë, nga ana e ndërmarrjes “Ambienti”, vazhdojnë ti hudhin mbeturinat nëpër skajet e rrugëve. Zona e Rugovës i ka resurset më të mëdha për zhvillimin e turizmit të Kosovës, por nuk po mirëmbahet aspak nga pronarët e këtyre restoranteve.

Ndërkaq Jeton Abazaj, drejtor i drejtorisë për buxhet dhe financa në komunën e Pejës për portalin tonë Eurozeri039, ka thënë se “ E vetma arsye që kësaj ndërmarrje publike u është zvogluar buxheti është sepse nuk i ka kryer detyrat e saja aq sa është paguar në këtë drejtim.

Asnjë punëtor i kësaj ndërmarrje nuk do të largohet nga puna. Rrini te qetë. Ne e kemi gjetur zgjidhjen e këtij shkurtimi të buxhetit. Nga viti i ardhshëm kjo ndërmarrje do të paguhet aq sa punon.

Drejtoria për buxhet dhe financa, në bashkëpunim me drejtorinë e inspektoratit nga viti i ardhshëm do ta rrisin financimin e kësaj ndermarrje. Ku me ndihmën e Inspektoratit bizneset që veprojnë në Pejë, do të detyrohen ti paguajn faturat e tyre. Ngase në qendër të qytetit ka binese të cilat i kanë borxh ndërmarrjes ambienti më shum se 2mijë euro”, tha z. Jeton Abazaj drejtor i drejtorisë për buxhet dhe financa në komunën e Pejës, shkruan eurozëri039.