5 këshilla si të bëni ushtrime fizike në shtëpi

5 April, 2014 | 4:52 pm

Ushtrimet fizike janë bërë pjesë e jetës për të cilën të gjithë preokupohemi për pamjen tonë. Për të pasur pamje të mire është e rëndësishme që të bëjmë ushtrime fizike.

Disa zgjedhin palestrën si vendin ideal për t’u kujdesur për pamjen e disa të tjerë parapëlqejnë ushtrimet fizike në shtëpi. Për të pasur ushtrime fizike efikase ju mund t’i aplikoni këto këshilla.

1. Caktoni vendin se ku do t’i bëni ushtrimet fizike

Të keni vendin e posaçëm ku i bëni ushtrime fizike ju bën të mendoni se e keni në kontroll aktivitetin tuaj fizik. Nëse gjërat që i përdorni janë në vendin e duhur është më e lehtë që të bëni ushtrime sepse e dini se ku janë pajisjet tuaja, duke mos harxhuar kohë për t’i kërkuar.

2. Mundohuni t’i mbani mend ushtrimet fizike

Ushtrimet të cilat ju pëlqejnë më shumë mundohuni t’i mbani mend sepse kështu do ta fitoni shprehinë e të bërit aktivitet fizik vazhdimisht dhe do të filloni ta shihni si obligim dhe nuk do ta lini anash asnjëherë.

3. Mblidhini DVD me ushtrime fizike

DVD-të janë më të lira se sa të paguani para për të shkuar në palestër por gjithashtu ky investim bëhet i juaji përgjithmonë.

4. Shikoni ushtrimet fizike online

Tani interneti është burimi kryesor i informacioneve. Ju thjesht mund të klikoni në të dhe të kërkoni ushtrime të ndryshme fizike të cilat mund t’i bëni në shtëpi.

5. Shkarkoni disa aplikacione të ushtrimeve

Aplikacionet e ndryshme janë një mënyrë shumë e mire për të bërë ushtrime fizike. Ka shumë aplikacione online të cilat mund t’i merrni dhe t’i përdorni për të bërë ushtrime. Këto aplikacione përdoren zakonisht nga njerëzit të cilët nuk kanë shumë kohë që të shkojnë në palestër.




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale