15 vite nga Masakra e Qyshkut

14 May, 2014 | 3:38 pm

Me rastin e 15 vjetorit të masakrës në fshatrat Qyshk, Pavlan e Zahaq të Pejës u mbajtën homazhe përkujtimore tek varrezat e të rënëve. Familjarë , miq dhe qytetarë të shumtë kishin ardhur në këtë ditë më shi që ti përkujtonin viktimat e 14 majit. I pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj
“Këto fshatra janë adresë e lirisë, ku janë flijuar shumë njerëz, kanë rënë shumë martirë, dhe ky vend është edhe një tregues se si kemi ardhë deri te liria. ka thënë Haradinaj.
Pas këtyre homazheve do të mbahet një akademi përkujtimore ne kino teatrin Jusuf Gërvalla në Pejë ,organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës Gazmend Muhaxherit. Në fshatrat Qyshk, Pavlan e Zahaq numërohen rreth 110 të rënë të cilët u vranë dhe pastaj u dogjën. Masakra e Qyshkut konsiderohet si njëra ndër masakrat më të mëdha për nga numri i të rënëve pas asaj të Reqakut e Krushës së Madhe.

/JL




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale