Si ndodh dhe çfarë është asfiksia?

8 November, 2016 | 4:48 am

Asfiksia (ngufatje), nënkupton mungesë totale oksigjeni në tru. Mungesa e oksigjenit në tru qon deri tek humbja e vetëdijes dhe vdekja. Edhe mungesa të shkurta të oksigjenit dëmtojnë rënd trurin.

Një gjendje ku indet e trupit nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjeni quhet hipoksi.

Asfiksia mund të shkaktohet nga pengesa fizike të shkaktuara nga organizmi (tumor në fyt), dëmtime të shkaktuara nga vet personi (kollare e shtrënguar tepër, varje) si dhe nga person tjerë (ngufatje me qëllim të lëndimit apo mbytjes) por edhe nga ambienti ku qëndrojmë (prezencë e madhe e monoksidit të karbonit. /R.Ramnishta




Ndalohen të gjitha shkrimet dhe komentet që përmbajnë gjuhë diskriminuese,denigruese, të urrejtjes apo të nxitjes së veprimeve penale